“Shuhet” ëndrra e Kosovës, Zvicra e Rumania sigurojnë kualifikimin në Europian

18 Nëntor 2023, 22:56Sport TEMA

“Shuhet” ëndrra e Kosovës, Zvicra e Rumania

Zvicra shuan ëndrrën “Europian” të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa mori barazimin 1-1 në “St. Jakob-park”.

Vendasve u mjaftoi një pikë për të vulosur kualifikimin e tyre në Europian, ndërsa “dardanët” nga ana e tyre nuk kanë më asnjë shpresë.

Ishte Zvicra ajo që diktoi ritmin në fraksionin hapës, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

U desh minuta e 47’, ku pas një asisti nga Zakaria, Vargas gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin Zvicrës.

Celebrating Veterans Day: A Guide for Families Teaching Children
Understanding Veterans Day is vital for families who are nurturing the next generation's appreciation for history and patriotism. Unlike what some might

 

Pas këtij momenti Kosova u shfaq më kërkuese dhe ia doli që të gjente barazimin në minutën e 82’, me Hysenin që realizoi pas një super asistit të dhuruar nga Vojvoda.

“Dardanët” vazhduan me sulmet për të gjetur golin tjetër, por pa fat, me sfidën që në fund u mbyll me barazimin 1-1.

Zvicra kështu siguron matematikisht Europianin dhe renditet në vendin e dytë të Grupit I me 17 pikë aktualisht, ndërsa nga ana tjetër shuhet ëndrra e Kosovës për kualifikim, duke u renditur momentalisht në vend të katërt me 11 pikë.

Ndërkohë edhe Rumania siguroi kualifikimin pas fitores 1-2 ndaj Izraelit, duke kryesuar Grupin I me 19 pikë, ndërsa izraelitët renditen aktualisht  në vend të tretë me 12 pikë.

1 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Me mire te ikesh nga ky kompeticion krenar dhe jo i dhjere se sa te kualifikohesh i dhjere por krenar!Kosova eshte vite drite larg futbollit mesdjetar shqipetar.Realitet ky ne fushen e blerte!Imagjinoni sikur zv/presidenti i UEFA-s te ishte Kosovar dhe te bente pislliqe si penalltia e dhene ku dhe vet lojtaret e ekipit tone u habiten me penalltine dhe nuk kuktonin gje se perse behej fjale.Kosova u largua nga keto eleminatore nga grupi krenare me nje perfaqesuese te vertet te nje futbolli moden ,me perberje te shkelqyer te nivelit taktiko-teknik individual dhe kolektiv.demostroi futboll kualitativ dhe jo bjeri ti biem si gerdallat tona.Do jermi turpi i kampiontit Europian pasi jemi i vetmi ekip ne bote qe nuk kalojme dot deri tek pasimi i trete ,nuk behet fjale per levizshmerii te lojtareve ku punojne sin gure shahu ne pozicione statike.Ky rezultt eshte si dikur fitoret e Saliut me vota te vjedhura qe na sollen vetem regres dhe kurr progres duke na çuar ne feudalizem e jo ne ekonomi tregu.se fundemi ka pas then dikur nje bejtexhi i vjeter i Tirones:Nuk behet buke gruni me mjell misri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje