Në Suedi nuk e kanë pritur mirë humbjen e pësuar nga të besuarit e Jon Dahl Tomasson në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kombëtarja në fjalë ka qenë në qendër të kritikave në mediet suedeze, ku në të cilat disa prej kolumnistëve më në zë kanë konsideruar si të turpshme shfaqen e dhënë nga Isak me shokë.
“Me Suedinë po tallen të gjithë, fqinjët dhe e gjithë bota”, ishte titulli i “Aftonbladet”. “Një fiasko e madhe, në dhomat e zhveshjes humori i grupit ishte si të ishim në një furenal”, përshkroi situatën pas disfatës gazetari i gazetës në fjalë, Finnish Ilta-Sanomat.
Për kolumnistin e “Dagens Nyheter”, Johan Esk “Suedia ‘e re’ ishte një shaka e madhe”.
Ndërsa për kolumnistin e të përditshmes me bazën në Malmo, “Sydsvenskan”, Fredrik Lindstrand, “paraqitja e Suedisë në Kosovë ishte një dështim i madh, e pabesueshme për të qenë e vërtetë”.
Per te qene i sinqerte u shokova , nuk besova se ishte Suedia joooooo mendova Lintejshten qe ka veshur fanellat e Suedise. Krahine kosoves ishte anemike e dobet e pafuqishme.......
ARROGANCA SUEDEZE Pasi u caktuan grupet, kishin Dardaninë kundërshtare grupi dhe nisën prononcimet suedeze. Arrogancë pas arroganceka : Një kryeanalist i tyre futbolli, pat thënë. Hapni sytë lexues! ...Kosova do shkërmoqet e do përpëlitet sa kohë dhe do të kapitullojë rëndë...Ndërkaq, trajneri i tyre, as që priti që reporteri intervstues të përfundonte pyetjen, nuk e ndërpreu të ecurit, tundi kokën me mospërfillje, nuk "deshte të harxhonte kohë" duke u nënkuptuar - cka kam për të folur... EPILOGU sipas porosisë së perëndsë së futbollit, ndërkaq ne SHQIPTARËT iu them arrogantëve suedezë, që na poshtëronin - NGADALE or SUEDEZ BEG, se KA HENDEK - DARDANËT. Nuk më ka zënë syri gjum se u realizua profecia ime - do i godasim rëndë dhe ua shtrembërruam nofullën arrogante.
E verteta eshte qe Suedia e kishte marre me neglizhence takimin, por nuk duhet nenvleftesuar kurrsesi loja e Kosoves. Traineri pavaresisht mungesave qe kishte diti ta organizoi skuadren me shume kujdes. Po qe se Muriqi do ishte ne formen e tij me te mire dhe skuadra do ishte pak me mire fizikisht rezultati mund te kishte qene edhe me i thelle. Bravo Kosova, me ka pelqyer gjithmone loja e saj qe kur u krijua si ekip perfaqesues. Ata guxojne, ndersa Silvinjo dhe kombetarja jone e kane leprin ne bark.