Kombëtarja letoneze mbajti stërvitjen zyrtare në Tiranë para ndeshjes dhe në konferencën për shtyp foli trajneri Paolo Nicolatopër ndeshjen e 9 shtatorit midis Shqipërisë dhe Letonisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës FIFA 2026.
“Ndeshja kundër Serbisë dhe ndeshja e ardhshme kundër Shqipërisë janë dy ndeshje të ndryshme. Shqetësimi ynë kryesor është rikuperimi i lojtarëve, sepse lamë shumë forcë në ndeshjen e mëparshme. Një pjesë të ndeshjes së mëparshme e luajtëm shumë mirë. Jemi në rrugën e duhur, më pëlqeu ndeshja e mëparshme. Mendoj se mund të bëjmë një punë të mirë edhe kundër Shqipërisë”, tha trajneri i kombëtares letoneze, Paolo Nicolato.
“Po bëjmë përmirësime në fazën sulmuese. Kontrolli ynë i topit është përgjithësisht mjaft i mirë. Duhet të bëjmë përmirësime në të tretën e fundit të fushës, aty mund të ketë përmirësime. Kjo është pjesa ku vendosen rezultatet e ndeshjeve, ku është më e vështirë të përparosh, por ne po e bëjmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, shtoi trajneri, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme për të është të shohë lojtarët që besojnë se skuadra mund të luajë mirë dhe ende mund të përparojë”, tha mes të tjerash Nicolato.
Lini një Përgjigje