Momenti i shumëpritur erdhi. Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Letonisë. Takim i cili do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueseet e Kupës së Botës 2026.
Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht edhe delikate. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të jetë në fushë all-in” vetëm për 3 pikët.
Jo më kot është quajtur si dueli “jetik” për kuqezinjtë, të cilët në shtëpi nuk dëshirojnë hapa fals, ndërsa tentojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Kupën e Botës 2026.
As kemi as kemi per te pas futboll me lojtarë te tille.do rrifemi 3 me 1 ose 2 me 0
Po Jari po me fal kari ashtu do dali sa thua ti
Do te luhet futboll, ore gazetar injorant! Perse shkruan "jetike"?