Kombëtarja U-21 merr humbjen e radhës në ndeshjen miqësore me Zvicrën

8 Shtator 2025, 20:51Sport TEMA
Kombëtarja U-21 merr humbjen e radhës në ndeshjen miqësore

Kombëtarja shqiptare U-21 luajti miqësoren e dytë të shtatorit ndaj Zvicrës në stadiumin “Brügglifeld” të Aaraut. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 2-1. Golin e Shqipërisë e realizoi Aidon Shehu.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (C), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Burak Alili, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Besar Gudjufi.

Zvicra gjeti golin në minutën e 27-të pas një gabimi në mbrojtje. Liam Chipperfield i dha avantazhin helvetëve.

Shqipëria i shkoi shumë pranë barazimit në minutën e 38-të me Elton Fikajn, por goditja e mbrojtësit u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime për Shqipërinë. Trajneri Bushi aktivizoi Rashicën dhe Përndrecën, ndërsa nga loja dolën Gudjufi dhe Osmani.

Kuqezinjtë dominuan lojën në pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të barazuan rezultatin me Aidon Shehun, i cili realizoi një gol spektakolar me një goditje fantastike nga jashtë zone.

Zvicra mori sërish avantazhin në minutën e 81-të me Dircssi Ngonzo.

Djemtë kuqezi tentuan deri në fund për të barazuar dhe i shkuan shumë pranë në minutën e 90-të, por goditja e Përndrecës kaloi ngjitur me shtyllën.

Ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Zvicrës U-21 me rezultatin 2-1.

3 Komente

  1. i
    ilir

    Bushi vetem mburrer para ndeshjeve dhe justifikohet pas ndeshjeve.Dhe Bushi njelloj si silvinjo i pa afte por jane te dy miqte e Dukes dhe keshtu do vazhdoje deri sa te shporet Duka,shulku dhe klani mafioz i fshf

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Bushi tashme ka leshu rrenje aty, e ka vendos Duka e se nderron me sa te jete president i FSHf-se.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kxp

      Cila eshte arsyeja qe Alban Bushi vazhdon te jete trainier i U-21?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje