FIFA dënon Serbinë për ofendimin ndaj Xhakës dhe Shaqirit gjatë ndeshjes me Zvicrën në Kupën e Botës

13 Janar 2023, 20:09Sport TEMA

FIFA dënon Serbinë për ofendimin ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dënuar Serbinë me 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës në Kupën e Botës.

Në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar, huliganët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës.

Por gjoba prej 50 mijë frangave ka të bëjë edhe me sjelljen e lojtarëve serbe në fushë, që po ashtu ishin josportive.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A. Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, shkruan në vendim.

FIFA ka sqaruar se bëhet fjalë për thirrjet e tifozëve serbë e po ashtu sjelljen e keqe të ekipit, përkatësisht ndëshkimin e shtatë lojtarëve të Serbisë me kartona të verdhë.

4 Komente

  1. t
    tifozi

    Dhe pamvaresisht kesaj, djemte tane i futen 3 petlla Serbise dhe duke llogaritur edhe eleminimin qe ju be ne Rusi dhe nga Shqiperia ne Kampionatin Europian, Serbise i kemi futur 3 kaqole ne prapanice qe do ti dhembe per ca kohe kafsheve te stepave ruse,qe ven njerez nuk mundet te quhen.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TURIEMIGR

      TALLEN KETA ? C:JANE 50 MIJE PER NJE FEDERATE ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        TURIEMIGR

        TALLEN KETA ? C:JANE 50 MIJE PER NJE FEDERATE ?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skender

          Shtazaraket serbe duhen denuar ne giotine jo me leke

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje