Trajneri i Kombëtares nuk humb kohë, studion nga afër kampionatin shqiptar

13 Janar 2023, 16:55Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares nuk humb kohë, studion nga afër kampionatin

Trajneri i ri Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, në një nga vendimet e tij të para kur mori detyrën e re zbuloi se do të jetonte në Shqipëri për të ushtruar më mirë detyrën e tij të re, ndryshe nga Edy Reja që jetonte në Itali.

Ky vendim i brazilianit është në favor edhe të lojtarëve vendas pasi Sylvinho do të jetë prezent në disa nga ndeshjet e Superiores.

Dhe pikërisht kështu po ndodh teksa 48-vjeçari është prezent në Kompleksin Partizani në ndjekje të sfidës Partizani – Vllaznia që po luhet këto momente.

Sylvinho ka nën vëzhgimin e tij disa lojtarë që mund të jenë një pjesë e Kombëtares si Skuka, Cara, Bitri, Gurishta të cilët ishin grumbulluar në dy sfidat e fundit.

Lini një Përgjigje