
Partizani e ka nisur vitin e ri futbollistik me humbje në shtëpi përballë skuadrës së Vllaznisë.
Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 1-2 në stadiumin e tyre, duke marrë një humbje që shkon në favor të Tiranës që afrohet tashmë me 1-pikë në renditje.
“Demat e kuq” kaluan të parët në avantazh në minutën e 62-të me Maget, por shkodranët arritën që të përmbysnin gjithçka.
Ishin golat e Jonuzit dhe Çobës që i dhanë ekipit shkodran tre pikë të arta në një transfertë mjaft të vështirë.
Pas kësaj ndeshje Partizani ruan vendin e parë me 29- pikë, ndërsa Vllaznia pozicionohet në vendin e tretë me 25- pikë.
Inaguruan stadiumin . E bene per te plasur syri i keq.....