Fotografia ‘për të qarë’ e ‘Të Kaltërve’; as 30% e lojtarëve të Serie A nuk janë italianë

8 Prill 2026, 16:20Sport TEMA
Fotografia ‘për të qarë’ e ‘Të

Në javën e fundit te Serie A, numri i futbollistëve italianë, titullarë në skuadrat e tyre, nuk ishte as 30%. Pas një jave lotësh dhe trishtimi për eliminimin e Të Kaltërve nga Botërori i kësaj vere, shpjegohet edhe arsyeja e këtij dështimi. Sa zgjedhje ka një trajner kombëtareje, kushdo qoftë?

Nuk luhet më në rrugë, fëmijët i dërgojnë menjëherë në shkolla futbolli, të rinjve iu mësohet shumë taktikë, ka breza të italianëve të vegjël që nuk e kanë parë kurrë përfaqësuesen e vendit të tyre të marrin pjesë në një Kupë Bote…Lumë fjalësh, por që fshehin arsyen më logjike, vendimin Bosman. E dhënë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në 15 dhjetor të 1995, ky vendim ndalon ligat që të vendosin një limit për numrin e futbollistëve të huaj, mbeti në fuqi limiti vetëm për futbollistët ekstrakomunitarë.

Nga kampionatet më të rëndësishme në Evropë, Serie A është liga me më shumë futbollistë të huaj, por diferenca me të tjerat nuk është shumë e madhe. Premier League dhe Ligue 1 praktikisht ka të njëjtin numër lojtarësh të huaj si Serie A, Bundesliga është pak më poshte dhe vetëm në La Liga në Spanjë sheh prevalimin e talenteve vendas kundrejt lojtarëve të huaj me 60%

Pyetja që lind vjen spontanisht. Spanja është një fuqi e futbollit botëror, por edhe Anglia, Franca e Gjermania shkojnë në botëror, pse Italia jo? Ndoshta sepse në Itali një futbollist i ri italian, për t’u aktivizuar në fushë duhet të përfitojnë nga ‘masakër’ e lojtarëve të huaj në rolin e tij, merr për shembull rastin Vergara të Napolit. Ndërsa në Angli ndodh që një djalosh si Doëman, 16 vjeç ndonjë pjesë lojë arrin ta luajë edhe pse në rolin e tij ka futbollistë të nivelit të lartë si Saka dhe Madueke. Shembujt më të mirë janë Foden dhe Palmer, dy futbollistë të talentuar që kanë gjetur hapësira në skuadra shumë të pasura me lojtarë të huaj si Manchester City dhe Chelsea. Shembujt nuk mungojnë dhe sigurisht nuk ka kthim prapa, por vendosja e një rregulli që të përcaktojë një numër minimal lojtarësh italianë në një skuadër do të ishte një hap para.

 

3 Komente

  1. d
    dsa

    Si perfundim ne vrope luhet me lojtare jevgj nga Afrika, Interi Celsi dhe shume e kipe me emer nuk kane futbollistte vendas, por edhe ekipet e tjerra kane nga nje apo dy lojtare ne rraste te rradha ka edhe tre. Shikoni Kategorine Superiore ne Shqiperi qe nxin me jevgj qe nuk dine te luajne ftboll dhe paguhen sa per te ngrene buke thate apo "Buke e Gjath" te Mrizi i Zanave dhe kur nevrikosen me tifozet kundershtare u tregojne koqet, mire ja u bejne.

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesi e munguar

      Ne vitet 1980-1990-t ne footbollin Shqiptar u be e detyruar qe ne cdo ndeshje ekipi duhet te kishte nje lojtar 18-vjecar.Edhe po te nderohej duhej te futej perseri nje 18-vjecar.Ky rregull ndihmonte te rinjte qe te mund te ingranoheshin ne ekipe e te mos mbeteshin ne hije.A duhet FSHF-ja ta shikoj kete rregull?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamleti i parfumosur

        jam kundër diskriminimit moshor. rregulla e flakur duhet të rivëhet dhe të mbrojë edhe 80 vjecarët të kenë detyrimisht vend në skuadër

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje