Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi

7 Prill 2026, 18:00Sport TEMA
Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin

Ernest Muçi ishte dhe mbetet kryefjalë në Turqi, por këtë herë diskutimi është ndryshe, nuk po flitet më për super golat e tij, por për një dëmtim që e pengoi të ishte në fushë përballë Galatasary. Për fat të keq, Muçi pësoi një dëmtim gjatë grumbullimit me ekipin përfaqësues duke e detyruar të braktis Shqipërinë për të udhëtuar menjëherë drejt Turqisë në mënyrë që të niste fazën e riaftësimit.

Nga Turqia, mediat bëjnë me dije se këtë periudhë, Muçi ka pësuar një tjetër dëmtim, këtë herë në kyçin e këmbës. Pas shqetësimeve në ije, sulmuesi kuqezi duhet të bëjë llogaritë edhe me këtë dëmtim të ri duke e bërë akoma më të paqartë gjendjen e tij fizike. Pas ndeshjes kundër Galatasary edhe trajneri Fatih Tekke deklaroi se do të ishte e vështirë që Muçit ë rikthehej në dispozicion të ekipit për takimin e kësaj fundjave.

Ky dëmtim i yllit kuqezi vjen në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit pasi Trabzonspor është rikthyer në garë për titullin në Turqi pasi ekipi i tij ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 63 pikëve, po aq sa Fenerbahce dhe një pikë më pak se Galatasary.

Lini një Përgjigje