“Video-analisti po dërgonte informacione vazhdimisht”, Riza tregon se pse Silvinjo futi Pilon dhe jo Ernest Muçin ndaj Polonisë

6 Prill 2026, 14:30Sport TEMA
“Video-analisti po dërgonte informacione vazhdimisht”, Riza

Përse hyri Pilo në fushë dhe jo Ernest Muci? Ky ishte diskutimi i ngritur në Shqipëri menjëherë pas ndeshjes Poloni-Shqipëri. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, Florian Riza, ka treguar edhe arsyen për këtë vendim të Silvinjos.

“Mbrojtësi i djathtë i Polonisë ishte ndër më aktivët dhe po sulmonte vazhdimisht në krahun e djathtë, duke e bërë edhe Mitajn që të vuante. Gjatë ndeshjes që luhet, video-analisti i Kombëtares dërgon relacione në kohë reale të ndeshjes, të vazhdueshme, sa i përket lojtarëve, kjo ishte arsyeja që ai vendosi Pilon, për të balancuar akoma më shumë ndeshjen”, tha Riza. 

3 Komente

  1. D
    Dr

    Po, qartë dhe sakt-ajo anë ishte e dobët dhe paraqiste rrezik në vazhdimësi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lojtari rezervë

      Po ec e dëgjo “kopetentët” shqiptarë,nëpër studio dhe gazeta,të cilët,edhe kur përpiqen të arsyetojnë,nisen vetëm çfarë bëjnë lojtarët tanë dhe kurrë ata kundërshtarë.Madje këtu fillon gjithë “arsyetimi” i tyre për ndërtimin e ekipit tonë, çfarë lloj loje duhet të bëjë , çfarë ndërrimesh e tj. Janë aq të mangët në këto gjykime, shpesh edhe kur janë ishtrajnerë apo medemek specialistë ,sa bëhen qesharakë ngaqë deri atje ju shikon dylbia.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Kanapari

        Polonia nuk pati asnje rast, nuk dominoi as ne mbajtjen e topit. Hajme gol qesharak ne shtyllen e dyte per te disaten here. Si ne Moldavi kur na barazuan. Balliu i shkurter do te mbulonte qendermbrojtesin mbi 2 m. Kishin studiuar piket tona me te dobeta. Arsyeja e dyte, nuk shenuam. Pilo u fut se trajneri eshte frikacak, njelloj si me Kroacine.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje