E shohin në krah të Yamal, në Spanjë “çmenden” pas Asllani, ylli i Kosovës thyen heshtjen

6 Prill 2026, 12:30Sport TEMA
E shohin në krah të Yamal, në Spanjë

Nuk arriti të vinte një mrekulli me Kosovën, u ndal vetëm në hapin final, por ky fakt nuk ndikon aspak në të ardhmen e Fisnik Asllanit, me yllin “dardan” që është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në treg. Nga Spanja, mediat pranë klubit të Barcelonës, e shohin Asllanin si profilin ideal për të zëvendësuar Robert Lewandowskin. Ky diskutim u ndez edhe një herë këtë javë pasi Asllani realizoi një super gol përballë Mainz.

E përditshmja spanjolle Sport, shkruan se Asllani: është profili i një sulmuesi modern që lëviz mirë jashtë zonës, lidhet me lojtarët dhe krijon avantazh në pjesë të ndryshme të fushës. Në aspektin ofensivë mund ta imagjinosh lehtësisht të luajë pranë Lamine Yamal. Me të ardhmen e Lewandowskit në ajër, Asllani mund të jetë zëvendësuesi i tij, ose mund të mësojë edhe për pak kohë nga polaku, shkruan ndër të tjera e përditshmja Sport.

Në aspektin financiar, Asllani është një transferim i mundshëm pasi ylli i Kosovës ka një klauzolë largimi prej 30 milionë euro nga Hoffenheim. I pyetur pas ndeshjes kundër Mainz në lidhje me të ardhmen e tij, Asllani u shpreh:

“Më lejoni të luaj futboll njëherë, pastaj do të flasim kur të mbaroj ky sezon”, u theksoi Asllani, duke lënë në këtë mënyrë të hapur opsionin për një transferim të mundshëm në radhët e Barcelonës. Këtë sezon, vetëm në Bundesligë, Asllani ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

2 Komente

  1. i
    idioti

    Ha ha ha , humor kosovari.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Ti nuk je vec idiot I lindur, ate e di dhe pohon, mburresh! Ti je edhe trushperlare I hutuar I tymosur, i zhgenjyer me jeten si Zagar hiene antishqiptare Po kush pierdh per ju o te mjere Vazhdoni per supen e qelbur qe paguheni me pare te pista Jemi mbi 10 million ne trojet tona 83000 km/2 !

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje