Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel raundin e 30-të me fitoren e Vorës 1-0 kundër Teutës. Një gol i Irgi Kasallës në minutën e 32-të i mjaftoi vorakëve të Arjan Bellait për të marrë tri pikë me shumë peshë dhe për të mebetur në vendin e tetë të renditjes, duke lënë pas KF Tiranën dhe Flamurtarin.
Raundi i 30-të i elitës së futbollit shqiptar u zhvillua në tre ditë. Të premten Flamurtari dhe KF Tirana barazuan 1-1 në sfidën e mbijetesës, teksa të shtunën u zhvilluan tre duele. Egnatiamposhti 3-0 Bylisin, Vllaznia fitoi 0-2 në kryeqytet kundër Partizanit, ndërsa Dinamopërmbysi 4-1 AF Elbasanin.
Pas këtij raundi është Vllaznia me 56 pikë që kryeson renditjen, ndjekur nga Egnatia, AF Elbasani dhe Partizani që kompletojnë zonën 'Final 4' për mini-turneun që do zhvillohet në fundin e sezonit të rregullt për të mësuar skuadrën kampione të këtij edicioni. Në fund vijojnë Vora, KF Tirana dhe Flamurtari.
Lini një Përgjigje