“Dy Epirotë dhe Olimpiada”

7 Prill 2026, 10:30Sport Auron Tare

6 Prill 1896 është momenti kur ëndra e dy figurave të jashtëzakonshme nga dy fshatra të Epirit, Averoff një bankier Vlach nga Mecova dhe Vangjel Zhapa një financier nga Labova e Gjirokastrës, rithemeluan një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë Botërore. Lojrat Olimpike Moderne.
Zhapa i cili kishte hedhur idenë e rimëkëmbjes së këtyre Lojrave Antike dhe kishte financuar një seri aktivitetesh sportive në Athinën e mesit të 1800 fatkeqësisht nuk jetoi dot për të parë idenë e tij të realizuar. Ishte një tjetër Epirot, bankieri Jorgo Averoff lindur në fshatin e Mecovës i cili financoi pjesërisht restaurimin e Stadiumit Olimpik të Athinës si dhe bëri të mundur që këto lojra të riktheheshin përsëri në Athinë pas 2000 vjetësh.

Por ishte Laboviti Zhapa i cili luajti një rol të rëndësishëm në ringjalljen e hershme të traditës olimpike.

Ai financoi gara atletike në Greqi në mesin e shekullit XIX, të njohura si Olimpiadat e Zhapës.
Ai financoi restaurimin e Stadiumit i cili më vonë mori financime edhe nga Averof ku u pritën Lojërat e para Olimpike moderne në vitin 1896.

Në testamentin e tij, Zapa la fonde për të mbështetur organizimin e lojërave olimpike edhe në të ardhmen.

Vangjel Zhapa ka një rëndësi thelbësore në përpjekjet e tija që mbajtën gjallë idenë e Lojërave Olimpike para se francezi Pierre de Coubertin të fillonte fushatën europiane dhe të krijonte një komitet që do të organizonte Lojërat Olimpike moderne në vitin 1896.

Pa Zhapën , ringjallja e Olimpiadës do ishte e pa mundur pasi ai krijoi dhe financoi përpjekjet e para që dhanë edhe atmosferën për Lojrat Olimpike.

E ndërkohë Shteti Modern Grek i ka ngritur shtatore këtyre dy burrave njeri shqiptar safi nga Labova dhe tjetri Vlah nga Mecova, shteti modern i Shqiptarëve përton të vendosë një pllakë të thjeshtë përkujtimore në fshatin e Lindjes se Zhapës ku të respektojë kujtimin e këtij shqiptari të shquar që kontributin e tij bamirës përpos ideve për Olimpiadën, e shtriu në fushën e edukimit në shumë fshatra të Jugut të Shqipërisë.

Ndërkohë si për ironi të fatit, Shteti i Shqiptarëve nuk harron ti ngrejë shtatore Politikanit Micotaqi si për ti kujtuar shqiptarëve përzëniet masive nga Greqia.

 

33 Komente

  1. J
    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

    E kujt i shërbyen?! Lavdisë së armiqve të kombit shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. f
      francezi

      Ata i sherbyen civilizimit human dhe ideve universale. por ti kujt i sherben? cfare eshte shqiptaria pa vlerat universale? njeri me bisht

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dielli ne Univesr

        Vlerat universale duhet t'i njohin vlerat shqiptare-arbanite (arvanite).

        Përgjigjjuni
        1. f
          francezi

          Per ke vlere e ke fjalen, per artin, shkencen, teknologjine, sportet, ekonomine, demokracine? apo per katundaret qe vrasin njeri tjetrin per nje fjale goje?

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fshatari

          Rrofte Internacianalizmi ( globalizmi). Internacionale do te jete bota e re

          Përgjigjjuni
      2. A
        AC/DC

        Ore Auron po helenet kane bere ndonje here ndonje gje per vendin e tyre? Se qe nga Homeri e Aleksandri i madh deri te Napoleon Zerva(qe etkiketohet si çam) jane me prejardhje pellzgo-albanistanase) Hajdutlliku duke filluar qe nga xhepat deri te figurat historike tipar kryesor i albanistansve. Bashke me mosmirenjohjen.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???

          WC/GR

          Përgjigjjuni
          1. G
            Graqiret Sumqire

            Ne fakt Zerva nuk ishte Arvanitas. Ishte nje graqire nga zona e Bizantit i sjellur ne zonat e Epirit si refugjat ne mesjete dhe qe nuk i dihet rraca, se andej ishin popull i trazuar. Mos na flisni shume per mosmirenjoje, as per thika mbas shpine dhe as per vjedhje historie, kulture, se po e shikojme para syve tane qe po shqyheni ti beni "Ta Tsamika" vallen tuaj deri ta funsi ne UNESCO, por Camet nuk ekzistojne per ju.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Klimax

            Je vërtet lango more Tare! Po të përgjigjem për shprehjen e fundit. Kush ishte ai shtet që u hapi dyert shqiptarëve mbas rënies së diktaturës? A të kujtohet anija Vlora e ngjarjeve të 8 gushtit 1991 në Bari me 20 mijë refugjatë nga Shqipëria? A të kujtohet tragjedia e Otrantos me142 persona në bord në 28 mars 1997? A të kujtohen kthimet e detyruara të shqiptarëve të paligjshëm nga vendet europiane si nga Britania dhe vende të tjera? Ty të "shqetëson" një bust i Micotaqit në një zonë të minoritetit grek në Shqipëri duke na "kujtuar" përzëniet nga Greqia, por "harron" se Micotaqi dhe qeveria e tij ishte i pari vend i Europës që hapi dyert për qindra mijra refugjatë të uritur, të leckosur për tu dhënë ndihmë, strehimin, veshmbathje, ushqim e mjekim. Kush vend tjetër priti një numër sa 10% e popullsisë së vendit për një kohë kaq të shkurtër? Askush! Kush vend tjetër i dha hov ekonomisë shqiptare, tregut, bankave, ndërtimit e gjithçka më shumë se sa forca e emigrantëve shqiptarë në Greqi? Askush! Ti na "kujton" heronjtë e revolucionit grek, arvanitasit, si një "produkt i vjedhur" nga Greqia dhe jo si një identitet që u luftua, u ndoq dhe u masakrua nga osmanët shqipëfolës, nga ata që luftuan deri në fund për identitetin turk, bile edhe më pas në Luftën e Çanakalasënë në vitin 1915 në shërbim të Perandorisë Osmane! Situatat historike erdhën të tilla që kufiri është atje ku është sot, por mund të ishte edhe mbi Vjosë dhe ti me ideologjinë që ke ndoshta do të ishe ai që do shkruaje në gazetat e Agimit të Artë!

            Përgjigjjuni
            1. K
              KRITIKU

              Poooo vẽrtet ( më dhunẽ ) “hapi “ dyert , por mos harro , qẽ i detyroi ( më dhunẽ ) qẽ tẽ ndẽrronin besẽ e fe e ATDHE ! Kujdes kur flet pẽr ata qẽ u VETẼQUAJTẼN GREKẼ , qẽ nẽ vitet 1800 . Ata qẽ shkuan oas viteve 90 Ishin shuuuumẽ herẽ mẽ tẽ lashtẽ nē ato TROJE , se Ata qẽ gjetẽn aty ! HISTORINẼ , SADO TĒ LODHESH , NUK E RISHKRUAN DOT

              Përgjigjjuni
              1. O
                Orwell

                Bravoooo! Ne klimen e urrejtjes dhe xhelozise se verber nga nje pjese e madhe e shoqerise shqiptare te helmuar dhe te kompleksuar ndaj fqinjit jugor, sic thote dhe Orwell “ “In a time of deceit telling the truth is a revolutionary act.” Tare, Sazan Guri, Eleni Kocaqi

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Graqiret Sumqire

                  Nuk kemi xhelozi, as urrejtje per nje vend qe kemi derdhur gjak dhe kemi qene pjese e formimit te tij qe nga gjeneza. Veme ne dukje ato qe jane bere duke na mohuar historine dhe mirenjohjen.

                  Përgjigjjuni
                2. O
                  Orwell

                  Bravoooo! Ne klimen e urrejtjes dhe xhelozise se verber nga nje pjese e madhe e shoqerise shqiptare te helmuar dhe te kompleksuar ndaj fqinjit jugor, sic thote dhe Orwell “ “In a time of deceit telling the truth is a revolutionary act.” Tare, Sazan Guri, Eleni Kocaqi jane perfaqesuesit me ne ze te kesaj pjese te shoqerise shqipetare qe me nacionalizmin e tyre shterpe behen qesharake.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Graqiret Sumqire

                    Ehhh mor Klimax i shfandaksur, harron qe shqiptaret priten me qindra mijera Grek te leckosur, te vrare e te sakatuar nga bashkombasit e tyre mbas luftes se dyte boterore, aq sa na duhej te mbronim edhe veten. Harron se edhe ne luften Italo-Greke kur ne ishim per vete te pushtuar(meqe sot eshte edhe kujtesa e asaj dite te pushtimit nga Italia fashiste, 7 Prill, 1939), shqiptaret ndihmuan me teper greket duke ushqyer greket edhe pse ishin keq per vete, se po te kishin dhene ndihme Italianve, jo qe nuk do ta kishit fituar ate lufte, por nuk do te kishit pasur shanc te perdhunonit, vrisnit dhe debonit shqiptaret musliman, ose te asimilonit me force me vone ata ortodoks te mbetur ne Shqiperine(Epirin) e Jugut, e me vone u futet e vrate dhe debuat edhe shqiptaret ortodoks brenda kufijve te Shqiperise qe nuk pranonin te quheshin grek. Sa per Arvanitet, ishin shumica dhe te vetmit qe luftuan dhe derdhen gjakun per ato troje deri poshte ne More edhe kur erdhen turqit, edhe kur iken, ndersa greket e ardhur si refugjate nga humbetirat e Anadollit sot hiqen si graqire te lashte....Hapi syte e veshet dhe degjoi mire, por lexo edhe historianet grek qe thone te njejten gje, "vetem Arberit luftonin ne cdo ane te ketij gadishulli", te tjeret ose nuk ekzistonin, ose benin marrveshje te shpetonin bythen e tyre. Ata Arberit apo shqipetaret nuk do te beheshin vetem "mish per top" kur greket e serbet benin marrveshje me turqit, pa diskutim edhe shqiptaret do te merrnin pjese ne ate perandori per te mbijetuar............... https://x.com/SocietyAlbanian/status/2041232582340227515.....dhe qe te mesosh me mire, vete autoret e lashte e thone qarte ku fillonte "Hellas", me poshte se Gjiri i Ambrakise, ose Arta...dhe vertete, po te ishin ndryshe situata historike, kufiri sot do te ishte poshte Gjirit te Ambrakise/Artes, ose edhe me poshte ku Arvanitet kane qene prezent me pare si Iliro/Thrak(baza e greqise antike) e me vone si Arber.............................."Periplousi i Pseudo-Skylaksit 29. KORKYRA. Dhe pranë Kaonisë është një ishull, Korkyra, dhe një qytet helen(koloni) në të, që ka tre porte pranë qytetit: njëri prej tyre është i rrethuar. Dhe Korkyra i përket gjithashtu Thesprotisë më shumë sesa Kaonisë. Dhe unë kthehem përsëri në kontinent, nga ku u ktheva. 30. TESPROTËT. Dhe pas Kaonisë është kombi Thesprot. Dhe edhe këta jetojnë në fshatra: dhe ky territor ka edhe porte të mira. Ja një port, që quhet Elaia. Në këtë port del lumi Acheron: dhe është liqeni Acherousia, nga i cili rrjedh pesë metër Acheron. Dhe udhëtimi bregdetar i Thesprotias është gjysmë dite. 31. KASOPIANËT. Dhe pas Thesprotisë është kombi Kasopia. Dhe edhe këta jetojnë në fshatra. Dhe këta jetojnë pranë deri në gjirin Anaktorik. Dhe udhëtimi bregdetar i territorit të Kasopëve është gjysmë dite; dhe gjiri Anaktorik është pak më i gjatë nga gryka e tij deri në fundin e brendshëm, 120 stade. Dhe gryka ka gjerësi 4 stade. 32. MOLOTTIA. Dhe pas Kasopisë është kombi Molot. Dhe këta jetojnë në fshatra: dhe zbresin vetëm pak këtu në det, dhe kryesisht në brendësi. Dhe udhëtimi bregdetar i territorit Molot është 40 stade. 33. AMBRAKIA. Dhe pas Molotisë, Ambrakia, një qytet helen(koloni): dhe ky është larg nga deti 80 stade. Dhe ka gjithashtu në det një fortesë dhe një port të mbyllur. Nga këtu Helada fillon të jetë e vazhdueshme deri në lumin Peneios dhe Homolion, një qytet i territorit Magnesian, i cili është pranë lumit. Dhe udhëtimi bregdetar i Ambrakisë është 120 stade."

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Keta jemi ky eshte niveli

                      Klimax cdo gje e tregon perseprapthi, dhe kjo nuk eshte pikshikimi, kjo eshte mendje deformuar, eshte e kote te te spjegosh si Kane qene dhe si jane gjerat, ti je nje rast i humbur si disa bastarde Te tjere qe sna kane munguar kurre per fat te keq....... Lango ti, Lango kush te lindi... Se gjyshi do kete qene me patriot mendoj.

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      Varreza e Perandorive

                      Ndofta duhet të ndryshojmë historiografinë dhe t'a përafrojmë më afër realitetit, pa u limituar në emra të përveçëm. Edhe pse kjo shkon kundër interesave të Perëndimit dhe Rusisë. " Grekët" nuk e dinin deri në shek e 18 që quheshin grekë. Duhet të pranojmë që " kombi grek" ishte një sajim i Europës iluministe dhe Rusisë, njera për pasur Mesdheun det të vetin, "Mare Nostrum", dhe për të kalëruar dogmën ideologjike të demokracisë së Lashtë greke dhe rusët për të shkatërruar perandorinë fqinjve Osmane dhe për të pasur një shtrirje të ortodoksisë deri në Mesdhe. Ajo që ndodhi ishte një KONVERTIM i shqiptarëve, vllehëve, sllavëve, armenëve, siriakëve, në " grekë" . Një formacion politik dhe fetar, por jo etnik. Një bombë me sahat, që mund t'a shpërthejë edhe Mema ose Artan Hoxha, të padëshiruar jo më kot në Greqi. FredBejlerizmi i identitetit grek është është një proces që e shohim përditë edhe në shek e 21. Forca politike e " kombit grek" varet nga fuqia e atyre që e sajuan dhe e dopojnë prej 200 vjetësh me para, supremaci fake historike, armë dhe dogëm. Në të kundërt do t'i shohim jo shumë larg në kohë, " forcën" etnike të ngjashme me pasojat e ish-jugosllavisë, që kishte demokraci etnik ( ndryshe nga Greqia), armatë moderne, aleatë të mëdhenj por edhe afat skadence.Gjithësesi kultura e Greqisë së Lashtë është një nga trashëgimitë më të vyera të njerëzimit, ndërsa Greqia e sotme një nga sajesat më antihistorike, absurde, qesharake, Alla Frankenstein të Europës. Një kazan i madh ekstremizmi fetar, jatollahësh, otomanësh, sklavësh, shqiptarësh, vllehësh, hebrenjsh, siriakësh, armenësh, dokrrash demagogjike, rrënojash që tërheqin poshtë, paraje pa kufi, që kur të shpërthejë do qelbi Ballkanin. Të mos harrojmë që iluministët që e sajuan kishin një shprehje; Moçali ku kemi hedhur themelet e Europës Moderne, ka qenë në mijëra vjet varreza e çdo Perandorie të kohës.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pollogu ARBNOR

                        VARREZA E TRILLIMEVE, E SHPIFJEVE E SAJESAVE. TI JE MADHËSHTOR ME ARGUMENTIMIN TËND. SHNDËROE SHKRIMIN NË NJË ESE SHKENCOR. TË FALA NAGA POLLOGU ARBNOR!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lexo pastaj shkruaj

                          Shoku! shtetet nacionale linden me revolucionin francez. Ne kohen e revolucionit grek, shumica e kapedaneve ishin me prejardhje arvanitase, por ata nuk luftonin as per greqine dhe as per shqiperine, sepse te dyja keto nuk ekzistonin. Ata luftonin per ortodoksine kunder myslymaneve. Pastaj fuqite iluministe perendimore e kanalizuan ne krijimin e shtetit grek, ne trojet qe kishte nxjerrê Platonin, Sokratin, Aristotelin, dhe gjithe filozofet e lashte që ata i studionin ne shkolla. Sa per ate qe eshte shtet i sajuar nuk di te them me shume sepse edhe Shqiperia e tille eshte, një shtet i sajuar me ndihmen e Austro Hungarisë dhe Italise sepse nuk kemi luftuar per pamvarsi. Biles edhe kur e fituam ( na e falên) pamvarsine u ngriten shqipetaret autoktone dhe kerkonin babën ( sulltanin). Sa per atë qe greket jane racista, ne shqipetaret jemi super raciste, sepse ne kemi asimiluar pakicat turke, mbeturina te perandorise osmane. Ne gjithe ballkanin ka pakica turke të deklaruar, ndersa ketu asnje. Si shpjegohet?

                          Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gjon Muzaka i ri

                          Klimaqis???kufiri duhet të ishte nën preveze.55000 mijë osman u vranë për tokat shqiptare dhe do vriten përsëri po qe nevoja.Na shkruaj pak për çanakalane me që e dike mirë.

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zeshkani i Pontit

                            Numero gishtat pasi i ke dhene doren një greku.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qafkuqi

                              Simbas teje Zoti Auron ,Gjermanet duhet ti bejne nje statuje Trumpit meqnese ka origjine Gjermane?

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                QROBT

                                Nuk ke cju kujton te dyve! Te dy epirotet bene nje mut te madh per gjakun e tyre, dhe me mire eshte te mos kujtohen e jo me te nderohen. Problemi eshte me keta Epirotet e sotem qe jane me te Eger se ata te djeshmit dhe te garshen ta djegin Shqiperine ne emer te Fredi Bollanos dhe Greqise moderne. Nje qe njoh une e ka emrin Sali Rame Berisha nga Tropoja.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lexo pastaj shkruaj

                                  Kur ata bene te mira per Greqinê , Shqiperia nuk ekzistonte

                                  Përgjigjjuni
                                2. Z
                                  Zëri i mëmëdheut

                                  Ku janë Jorgot e tjerë 300 eurosh të mbrojnë identitetin grek?! Pse vetëm ambasada greke me këtë grupin e gatshëm të këtyre të treve, Klimax, AC/DC dhe Detari, do lëri lesht në çdo koment on line?! Kjo është luftë e madhe. Ose Greqia është shtet shqiptarësh Shqipërie ose është shtet Jorgosh Shqipërie?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Piskuriqi

                                    Tare nuk jeton dot pa armiq E ka nga kultura familiare Isai I jati I shkaterroj armiqte e Shqypnise si Amerika dhe Bashkimi Sovjetok me Angline dhe Gjermanine Ky karagjozi I biri Isait do shkaterroj Greqine dhe Serbine E ka nda menjen Keto dy shtete jNe ne hall te madh prej tij. Tare e ke akoma fotografine e Nexhmijes ne zyre? Aty mbaje fort Mos e lesho se ajo te frymezon se ishte edhe ajo patriote e madhe tamam si ty

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 6
                                      66

                                      Bustin do tja ngremë kur ti çojmë përsëri kufijtë tanë aty ku ishim prej qindra vjetësh para se të sajohej Greqia e jatollahëve . Në More, Janinë dhe Çamëri. Pastaj vlerat e Greqisë së Lashtë i ruajmë edhe më mirë si shqiptarë që dinë se kush jemi dhe kemi respekt për veten , se fredbejlersit. Bustet e shqiptarëve në Greqi na duhen për të thënë nesër, që ne kemi qenë gjithmonë aty dhe do të jemi përjetësisht. Ndërsa këtu janë të mjaftueshëm bustet e atyre heronjve që e lanë me djersë dhe gjak historinë e kombit shqiptar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pollogu ARBNOR

                                        ZËRI, TË PËRSHËNDES. PËRSHËNDES AURON TAREN PËR KULTURËN E LARTË KOMBËTARE.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          astrit

                                          Nuk jam kundër që njerëz të shquar të të gjithë kombeve të jenë të respektuar dhe në Shqipëri, por Shqipëria Enveriste e para e kjo e sotmja drejtohet nga anti humanizmi e anti qyteterimi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Suliot

                                            Vangjel zhapa ishte vllah gjithashtu.ka dokumenta per kete.te dy ishin vllehe si shume vllehe te tjere bamiras te shtetit grekarsaki,Stavros, baka etj

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Next level

                                              Nëse grekët ishin aty prej mijëra vitesh, pse pritën t'ja bëjnë vllehët dhe shqiptarët pas 2000 vjetësh?! Nëse olimpiadat, teatrin, filozofinë, matematikën, astronominë, i bënin që 1000 vjet para Krishtit, gjatë Bizantit, gjatë mbretërisë serbe, gjatë mbretërisë bullgare, gjatë principatave shqiptare, gjatë perandorisë Osmane dhe pashallëqeve shqiptare, grekët kishin kohë mijëra vjet të sofistikonin kulturën e tyre pa pritur shqiptarët, vllehët dhe Europën në shek e 19 . Ka cà llogari që nuk dalin. Një nga qytetërimet më brilante të historisë njerëzore, krenarë për vetveten dhe kulturën e tyre dhe nuk ka një kryengritje greke kundër dominimit të Romës, kundër Bizantit , kundër dominimit të sllavëve, kundër dominimit të shqiptarëve dhe kundër dominimit Osman. Nga antikiteti i vonë, mesjeta dhe post mesjeta nuk egziston në histori një kryengritje greke kundër pushtuesve. Perandoria Osmane i shkund nga kryengritjet e Huniadit, Skëndërbeut, Vlad Dragulës, Brankoviçit, ku janë grekët?!!! Mbi 400 luftra ballkanike kundër ushtrisë Osmane në mesjetë dhe asnjë greke. Edhe " Revolucioni grek" , një narrative europiane, ishte kryengritje shqiptarësh, arvanitasish dhe vllehësh në vazhdën e rrenbelimeve të Aqif Pashës dhe Mehmet Ali Pashës. Mendoj ashtu si historianët europianë që në shek e 16 arritën në përfundimin që nuk kishin të bënin as me një perandori dhe kulturë romane dhe aq më pak greke, por me një dinasti eklesziastike orientale, duke e quajtur BIZANT edhe ne sot në vend t'a quajmë Greqi, do të ishte më korrekte t'a quanim një koloni orientale dhe hegjemonike e Perëndimit dhe t'a trajtojmë si të tillë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                AQ

                                                Harraç duakan - e na më! Këta të vjedhkërkan gunë straicë e traiaskë. Psallër e torturë, t'urbës e t'orëbë kallamen e kërpiten. S'je ti jam unë; e t'unen! Hallallasë! Mishtrotë kapardi! Kapadeinj e t'hadeten me qenëtinë! Hamsa! Kapërdima. Farshëronj ; dora kupë : Ti do të jesh ç'të them unë! S'unen për kësisoj fanellë kërc e troken. Kërcunjí. Thumb! U m'ha dora t'u marrë dorakun. Ja t'harroi! Hunduni t'pastër. Ç'i marrin t'u reçken. Nami e të kërrabeshin. Jiini!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. X
                                                  XHOI

                                                  SHKRIMI FLET NESE DUHEN NDERUAR NE SHQIPERI DY PERSONA TE LINDUR NE GREQI DHE SHQIPERI KURSE GATI TE GJITHE MERREN ME MARREDHENIET GREKO SHQIPTARE. MENDOJ SE EMERTIMI I TYRE SI EPIROTE ESHTE I GABUAR. SHTETET NE BOTE PER 2000 VJET KANE NDRYSHUAR MIJRA HERE DHE PRANDAJ DUHET TU REFEROHEMI SHTETEVE TE SOTME GREQI E SHQIPERI. PERKUJTIMI I NJEREZVE WE KANE LINDUR NE NJE SHTET NE RADHE TE PARE DUHET TE BEHET PER MERITAT E TIJ NDAJ KETIJ SHTETI. GJITHSECILI KA MENDIMIN E TIJ POR UNE DERI TANI NUK DI QE ZHAPA TE KETE BERE NDONJE GJE PER SHQIPERINE.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Nik

                                                    Z. Tare është një amator i thjeshtë i historisë, këto shkrime s'kanë ndonjë vlerë, janë thjeshtë llogje kafeje! Zhaba kontriboi shumë për Gërrqinë dhe Gërrqia e ka nderuar me të drejtën e saj atë, ç'punë kemi ne shqiptarët me të?! Apo vetëm se ishte me orgjinë Shqiptare? Në se ka ndihmuar për sholla në jug ato ishin greke, pra i shërbeu greqizimit! Sa për Micotaqisin Z. Tare e prek shumë cekët qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë! Ai nuk qënka në dijeni apo harron qëllimisht deklaratën me gjashtë pika të tij ndaj Shqipërisë ku riafirmonte qartë piketat e greqizimit të Shqipërisë së jugut. Për atë kontribut të madh ndaj Gërrqisë, Rama i ngriti një bust në Derviçan!!!

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje