Luis Hasa ndërroi zyrtarisht kombësinë pak ditë më parë dhe pritet të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi në të ardhmen. Mesfushori shqiptar po kalon një sezon mjaft pozitiv në Serinë B, ku po luan në huazim te Karrareze. Hasa ka dhënë kontributin e tij në fitoren e sotme 3-1 kundër Specias.
Lojtari me origjinë nga Peqini ka dhënë asist në minutën e 63-të të takimit, i cili solli më pas golin e 3-të dhe të fundit për Karrarezen. Deri më tani Luis Hasa numëron gjithsej 5 gola dhe 4 asiste në këtë sezon futbollistik. Ndërkohë kartoni i meësfushorit 22-vjeçar zotërohet nga Napoli.
O gazetar o gamor Peqinin nderroj "axurret" per Shqiperine, qe kur ka filluar kambetarja italiane te kete ne skuadren e saj Kombetare pallavesha nga kategoria B, apo futja qe te bejme lajm. Popse ore si kujton ti qe ky peqinsi e ka te sigurt kombetaren tone, sa te kane paguar per kete shkrim o koqe?
Golashenuesit me te mire deri tani te serie B janë: Stiven Shpendi 13 gola Cristian Shpendi 10 gola Silvio Merkaj 9 gola. Luis Hasa 5 gola. Ky Hasa tek Napoli nuk u fut asnji ndeshje. Te Carrarese po luan mirë por jo për kombëtaren Kemi disa futbolliste shqiptare qe luajne ne rolin e tij (mesfushor sulmues).