FOTOLAJM/ Zgjedhjet në Kosovë, votuesi në Rahovec zgjedh golashënuesin e kombëtares Rey Manaj në fletën e votimit

12 Tetor 2025, 16:49Rajoni TEMA
FOTOLAJM/ Zgjedhjet në Kosovë, votuesi në Rahovec zgjedh

Një detaj domethënës ka ardhur nga zgjedhjet lokale në Kosovë, një ditë pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1–0. Autori i golit të vetëm, Rey Manaj, duket se ka hyrë edhe në zemrat e votuesve përtej fushës së lojës.

 

Në një fletë votimi në Komunën e Rahovecit, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, një qytetar ka vendosur të mos votojë asnjë nga kandidatët zyrtarë për kryetar komune. Në vend të kësaj, ai ka shënuar me dorë emrin Rey Manaj, duke i vënë edhe një shenjë votimi pranë tij.

 

Në listë figuronin kandidatët Ali Dula (Vetëvendosje), Burim Krasniqi (LDK), Smajl Latifi (AAK) dhe Edon Cana (PDK), të gjithë garues për kryetar të Rahovecit, por votuesi ka zgjedhur ta "votojë" fituesin e tij, që i dha gëzim të gjithë shqiptarëve.

 

 

2 Komente

  1. e
    enter""

    Idiote me brire

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Kjo ngjarje e ketij shqiptari te thjeshte qe ka votuar Rey Manajn eshte. Je shuplake ndaj atyre agjenteve te te huajve qe shajne shqiptaret e Kosoves.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje