FSHF padit Shefki Kuqin

16 Mars 2023, 14:13Sport TEMA

FSHF padit Shefki Kuqin


Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin, Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90-ta i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.

Ndryshe, Kuqi përfaqësoi kombëtaren e Finlandës me të cilët numëron 63 ndeshje dhe shtatë gola.

“Dëshira ime para se të zgjidhja Finlandën ishte, unë kam tentuar dhe kam dashur të shkojë në Kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë është dashur të japësh lek për të luajtur në kombëtaren e tyre, kështu që…”, kishte thënë Kuqi për ATV.

Sipas tij paratë i janë kërkuar nga ana e “federatës”, ndërsa shuma totale për të cilën flitej, shkonte në rreth “100-200 mijë euro”.

Kujtojmë që Kuqi kishte luajtur për klube të ndryshme evropiane, dersia shumicën e karrierës së tij e kaloi në ekipet angleze.

Fulham, Newcastle, Crystal Palace, Ipsëich, Swansea, etj., ishin disa nga klubet në të cilat luajti ish-futbollisti i lindur në Vushtrri.

3 Komente

  1. m
    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

    ky nga viti 2000 ne kohen kur shqiperia luante me finlanden ne eleminatoret e 2002it ky trapi luante per finlanden beri gol dhe festonte si i cmendur koqja e kandarit

    1. J
      Juli

      Ti je KOQJA I KANARIT. P.sh. ti do të shkosh ke Partizani ata të kërkojnë lekë,ke Tirana hyre pa lekë. Kur luan kundër Partizanit ti baheshqen që ti shënosh dhe fitosh. Një nga INATI dhe tjetra tl tregosh atyre se je LOJTAR I MIRË. Se cfarë kanë humbur që stë morën pa paguar. Kuptove ORE KATUNAR(thjesht një opinion për ty)

    2. Nuk e besoj qe Kuqi do genjente per nje gje te tille pasiqe ai pati nje karriere mjaft te mire ne Angli dhe nuk ka pse i hynte ne pune te genjeje. Sidoqofte, do jete shume sfiduese te deshmohet nje gje e tille. Shpesh eshte folur per kete fenomen, sidomos me lojtare nga trojet jashte Shqiperise qe jetonin ne Perendim. Nese vertete ka ndodhur, uroj te kete perfunduar ky fenomen njehere e pergjithemone.

      Lini një Përgjigje