“Liverpool klub zotërinjsh”, Ancelotti: Shorti? Vetëm një ekip nuk dua

16 Mars 2023, 12:10Sport TEMA

“Liverpool klub zotërinjsh”, Ancelotti: Shorti? Vetëm

Real Madrid është kthyer në macën e zezë të Liverpoolit gjatë viteve të fundit. Pas fitimit të dy finaleve të Champions League ndaj “The Reds”, spanjollët eliminuan skuadrën e Klopp me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Goli i Karim Benzema vendosi takimin e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Carlo Ancelotti vlerëson ndeshjen e djemve të tij dhe shpreh një dëshirë për finalen e madhe të Champions League.

Luajtëm mirë, zhvilluam ndeshjen që donim të luanim”. Nuk mungojnë fjalët e bukura për kundërshtarët anglezë. “Ata janë një klub zotërinjsh. Bënë homazhe për Amancion. Një veprim shumë i bukur nga ana e tyre”.

Më pas Milani, e kaluara plot suksese dhe emocione të paharrueshme si futbollist dhe trajner. “Nuk e di se cilën skuadër dua në çerekfinale, por jo Milanin. Kuqezinjtë i dua përballë në finale”, deklaroi trajneri italian.

1 Komente

  1. P
    Pukjani Fushe Arres

    Dihet qe ne Angli shkelqen vetem Man Utd qe ka ber historine e futbollit anglez e liverpool chelsea etj jane lavatrice per muzhiket beqira rus

    Lini një Përgjigje