Gazetari turk zbulon disa fakte interesante: Beshiktashit iu ofruan 10 lojtarë, por Fernando Santos zgjodhi Muçin

12 Shkurt 2024, 16:45Sport TEMA
Gazetari turk zbulon disa fakte interesante: Beshiktashit iu ofruan 10

Ernest Muçi duket se qënka lindur të jetë një lojtar i klubit të Beshiktashit. Këtë e zbuloi gazetari i klubit turk Çagri Oral në një intervistë ekskluzive për Ora News.

Gjithashtu ai dekalroi se trajneri portugez Fernando Santos, insistoi për të afruar në ekip sulmuesin e kombëtares nga 10 alternativa që i ofroi presidenti i Beshiktashit.

“Më në fund Muçi erdhi te Beshiktash. Të gjithë tifozët janë shumë të lumtur. Ernest Muçi është futbollisti i parë nga Shqipëria në histori që do të luajë për klubin e Beshiktashit. Diçka interesante është se Muçi ka lindur në 19 mars, ditë në të cilën është themeluar edhe klubi i Beshiktashit. Gjithashtu ai ka tatuazh në qaf shqiponjën, shpend të cilin klubi ynë e ka në stemë. Muçi luan me të dyja këmbët, me kokë, është tipik një numër 10-të. Sot nuk është e lehtë të gjesh një futbollist me këto karakteristika. Ne e shikojmë atë edhe për të ardhmen”, tha Çagri Oral.

Trajneri Santos vendosi për Muçin – “Është shumë interesante sepse presidenti i ofroi trajnerit 10 lojtar për këtë merkato, por trajneri Fernando Santos zgjodhi vetëm dy Muçin dhe Al-Musrati për t’i transferuar. Presidenti i klubi tonë ka një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin e Legias së Varshavës dhe ky transferim ndodhi shumë shpejt”.

Pritja në Stamboll – “Presidenti i klubit Hasan Arat shkoi në Varshavë me avionin e tij privat së bashku me zv.presidentin për ta sjell në Stamboll. Pritja këtu ishte e jashtëzakonshme, tifozët e pritën në aeroport, me buqeta me lule, shaj dhe ovacione. Gjithashtu ai u ble për një shifër rekord, 10 mln euro”.

Dita e parë e stërvitjes – “Ai u bashkua me ekipin, dhe trajneri Santos e grumbulloi për ndeshjen e së hënës në kampionat. Trajneri mund t’i japi një shans. Ne shpresojmë gjithashtu që ai të jetë pjesë e Shqipërisë në Europian”.

1 Komente

  1. T
    Tifoso

    Ai eshte vertet i talentuar, por keto furcet e teperta do ta demtojne.Po flisni sikur do shpalli kampion ekipin aq rendesi i jepni.Lereni te qete mbaroini me kaq levdatat shikoni si do te filloj karriera dhe pastaj ka kohe per furce.

    Lini një Përgjigje