Rei Manaj vazhdon të shënojë me një rregullsi të admirueshme në kampionatin turk dhe me golat e tij është kthyer në idhullin e tifozëve të Sivaspor.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12 në këtë edicion, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit Silvinjo se po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë.
Goli i sotëm në ndeshjen ndaj RIzespor ishte spektakolar. Në minutën e 29 të ndeshjes, Manaj mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi nga një distancë prej më shumë se 20 metrash.
Goditja e sulmuesit ishte e jashtëzakonshme duke u ndalur poshtë trekëndëshit të portës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe për të ndezur edhe më shumë entuziazmin në tribunat e stadiumit ku brenda pak muajsh është kthyer në idhull për tifozerinë vendase.
Sivasspor’lu Rey Manaj’ın attığı gole bakın!????
— Daima Fener (@daimafenerx) February 11, 2024
Gol i bukur, por festimi pas golit ishte i shemtuar. Sjellje e ngjashme me festimin e Armando Sadikut pas golit me Rumanine ne 2016, i cili zmbrapsi te gjithe shoket qe donin ta perqafonin dhe u versul duke u pergjunjur para trainerit. Nje lojtar me dinjitet feston se pari me shoket dhe tifozet dhe pastaj mund te shkoje edhe te traineri, nese goli eshte shume i rendesishem.