“Birhof më zuri duke bërë seks në hotel”, rrëfimi special i ish-sulmuesit të Gjermanisë: Nuk më ftuan në Botëror

9 Shkurt 2024, 20:50Sport TEMA
“Birhof më zuri duke bërë seks në hotel”,

Gjermania “pushtoi” Botën në vitin 2014 pas fitimit të Botërorit në Brazil. Por për Maks Kruzen, nuk pati vend për festë, pasi ai nuk arriti dot të bëhej pjesë e kombëtares atë vit dhe kjo për shkak të një historie tepër të çuditshme.

Ish-sulmuesi gjerman ka nisur një “podcast” në fillimin e këtij viti dhe së fundmi ai ka zgjedhur të rrëfejë historinë e tij që ka të bëjë me Oliver Birhof dhe Hansi Flik.

“Gjatë grumbullimit ne po luanim poker dhe mua më erdhi në mendje kjo ide e çmendur për të ftuar një vajzë në dhomën time të hotelit pas mesnate. Kisha bërë gjëra të tilla më parë, por jo kaq të madhe. E futa atë vajzë në dhomë dhe filluam të flisnim pak dhe më pas ndodhën gjërat e tjera.

Kur pas 5 minutash dëgjova një të trokitur të derës. Zemra filloi të më rrihte fort. Doja të shikoja nga ‘syri magjik’, por ishte bllokuar. Hapa derën dhe gjeta Oliver Brihof dhe Hansi Flik. Birhof dërgoi atë vajzë në shtëpi dhe më tha se do të flisnim të nesërmen.

Një ditë më parë na kishin thënë se nëse diçka e tillë ndodhte, nuk do të përfshiheshim në skuadër. Prisja që ata të më dërgonin në shtëpi, por kjo ishte pikërisht ajo gjë që nuk ndodhi.

Ata më thanë mua se ishin të lumtur me paraqitjen time në futboll. më pas më thanë se duhet të merrja në konsideratë se cila ishte më e rëndësishme. Luajta sfidën e radhës me Anglinë dhe më pas nuk u thirra për në Botëror. Kjo gjë mu duk shumë hipokrite.

Më pas më telefonuan nga Federata duke më thënë se kishin dhe një vend të lirë për një sulmues në skuadër, e më pas më thonin se nuk kishin vend për mua. Do ta kuptoja nëse do të më largonin menjëherë pas asaj ngjarjeje, por jo në këtë mënyrë”, u shpreh Kruze.

Lini një Përgjigje