Arbnor Muja ndërron skuadër, lojtari i Kombëtares transferohet në Turqi

9 Shkurt 2024, 19:54Sport TEMA
Arbnor Muja ndërron skuadër, lojtari i Kombëtares transferohet

Jo vetëm Ernest Muçi, edhe Arbnor Muja do i bashkohet Superligës turke.

Futbollisti shqiptar ka arritur marrëveshjen me klubin Samsunspor.

Anësori i Kombëtares largohet kështu nga Antverpi, me të cilin fitoi titullin kampion në Belgjikë dhe luajti për herë të parë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit.

Samsunspori aktualisht renditet në vendin e 15 në kampionatin turk.

Lini një Përgjigje