Muçi falenderon Legian: Krenar, pjesë e klubit më të madh në Poloni!

10 Shkurt 2024, 13:57Sport TEMA
Muçi falenderon Legian: Krenar, pjesë e klubit më të madh

Ernest Muçi ka falenderuar sot Legian e Varshavës nëpërmjet rrjeteve sociale duke u dedikuar edhe një postim me momentet e tij më të bukura në klub.

“Faleminderit për gjithçka Legia e Varshavës. Jam me të vërtetë shumë krenar që luajta për klubin më të madh në Poloni. Dua të falenderoj trajnerët, lojtarët dhe të gjithë ata që punojnë në këtë klub ku unë kalova tri vite të magjishme. Për të gjithë tifozët e Legias, të cilët më kanë mbështetur: Monco Legia!”, ka shkruar Muçi.

22-vjeçari u transferua në Poloni më 23 shkurt të 2021-it. Muçi ka luajtur 114 ndeshje me Legian e Varshavës duke shënuar 21 gola e dhuruar 10 asist.

Lini një Përgjigje