Nuk ka ndryshim formati, Serie A mbetet me 20 skuadra

12 Shkurt 2024, 15:50Sport TEMA
Nuk ka ndryshim formati, Serie A mbetet me 20 skuadra

Asambleja e Lega Serie A votoi pro mbajtjes së kampionatit me 20 skuadra. Vetëm katër klube ( Interi, Juventusi, Milani dhe Roma) shprehën mendimin e tyre në favor të formatit të ri me 18 skuadra, por me 16 vota pro u vendos që kampionati italian i futbollit të mbetet me 20 ekipe.

Lega Serie A njoftoi se "aprovoi sot, gjatë Asamblesë së mbajtur në selinë e saj në via Rosellini, dokumentin e saj të politikës që përmban propozimet për reformën e futbollit italian.

Gjatë të njëjtit takim, u theksua domosdoshmëria absolute për të ruajtur të drejtën e marrëveshjes në statutin federal, ashtu si në sistemet kryesore të futbollit evropian. Për më tepër, u konfirmua formati aktual i kampionatit me 20 ekipe të Serisë A."

Lini një Përgjigje