Gerrard, kandidat për stolin e Polonisë

10 Janar 2023, 22:07Sport TEMA

Gerrard, kandidat për stolin e Polonisë

Trajneri anglez, Steve Gerrard, është një nga kandidatët kryesorë, për të marrë drejtimin e Polonisë.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se drejtuesit e Federatës Polake, janë në bisedime me Gerrard, për t’i besuar atij drejtimin e kombëtares.

Gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje. Në rast se kjo do të realizohet, atëherë Gerrard do të jetë kundërshar i Shqipërisë, pasi Polonia është në të njëjtin grup, për eliminatoret e Europanit.

Lini një Përgjigje