Merkato Superiores: Tirana firmos me Lushkën, Egnatia afron lojtarin e formuar tek Parma

10 Janar 2023, 16:56Sport TEMA

Merkato Superiores: Tirana firmos me Lushkën, Egnatia afron lojtarin e

Tirana ka kryer një goditje të bujshme në këtë merkato janari duke afruar në skuadër mesfushorin e njohur Regi Lushkja.

Lojtari kavajas vjen tek bardheblutë nga skuadra e Sherif Tiraspolit ku u aktivizua vitin e fundit.

Ai ishte edhe në orbitën e Partizanit, por duket se Tirana e ka fituar këtë derbi në merkato.

Gjithashtu, edhe skuadra e Egnatias duket aktive në merkato duke nënshkruar me Redi Kasa.

Futbollisti ka firmosur kontratën që e bën pjesë të klubit deri në 2025.

Mesfushori shqiptar ka dalë nga akademia e Parmës në Itali, teksa 21-vjeçari ka luajtur edhe me Tsarsko Selo dhe Sepemvi Sofia në Bullgari. Kjo është hera e parë që mëngjarashi provon një aventurë në futbollin shqiptar.

Lini një Përgjigje