Zinedine Zidane i prerë në besë nga Franca, refuzoi superofertat e fundit dhe një projekt miliarder!

9 Janar 2023, 22:40Sport TEMA

Zinedine Zidane i prerë në besë nga Franca, refuzoi superofertat

Refuzimi ndaj Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Portugalisë nuk janë të vetmet vendime që Zinédine Zidane ka marre javët e fundit. Qëllimi i madh i Zizou, raporton AS, ishte të merrte drejtimin e kombëtares franceze pas Kupës së Botës.

Një dëshirë aq intensive saqe e shtyu të refuzonte Paris Saint-Germain dhe nje projekt shumë të pasur. Një zgjedhje për të cilën, me sa duket, ish-trajneri i Realit, sipas të gjitha gjasave, do të pendohet.

Kampionati botëror në Katar në fakt ka riformuluar bindjet e drejtuesve federalë të Les Bleus, të cilët kanë vendosur të blindojne  Deschamps me një kontratë deri në vitin 2026.

Noel Le Graet duket gjithnjë e më i izoluar brenda Federatës Franceze të Futbollit. Siç raporton RMC Sport, që nga mëngjesi i së hënës punonjësit e Federatës kanë jetuar në ritmin e alarmeve telefonike për shkak të intervistës së tij për Zinedine Zidane.

Punonjësit pyesin se si mund t’i përfaqësojë ende një president që ka thënë disa gjëra dhe tashmë po punon për të siguruar që ai të hiqet nga detyra. Edhe në krahun e Elysee fjalët e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, Presidenti i Republikës Emmanuel Macron është i vëmendshëm ndaj situatës rreth FFF dhe klima është gjithnjë e më e tensionuar edhe me ministrin e Sportit.

1 Komente

  1. V
    Vilsoni

    Dikur nena ime thosh : tafmoja e modhe t'le pa gjo.....kjo ndodh dhe Zinedin Zidane

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje