Silvinjo, këtu nuk kërcehet samba! Duhet të njihesh me Napolonin vendas

8 Janar 2023, 23:55Sport TEMA

Silvinjo, këtu nuk kërcehet samba! Duhet të njihesh me Napolonin

Nga Altin Sulçe

Mirëmëngjes Silvinjio! Kjo do të jetë përshëndetja e shqiptarëve mëngjesin e të hënës së 9 Janarit, kur FSHF-ja zyrtarisht do të prezantojë trajnerin tonë të ri. Po si do të përgjigjet braziliani?! Përshëndetja e tij, nuk dihet në cilën gjuhë do të vijë, në fakt ai di shumë… di anglisht sespse ka luajtur në ishull, flet portugalisht, pasi kjo është gjuha zyrtare në Brazil, komunikon në spanjisht, se ka luajtur në Spanjë te Celta Vigo dhe Barcelona. Gati –gati, trajneri ynë i ri gjysmën e jetës e ka shpenzuar në stadiumet europiane, ku dëgjoi dhe mësoi nga mendje të mençura të trajningut në shumë dhoma zhveshje.

Ai është drejtuar nga Arsen Venger te Arsenali, apo edhe Rajkard dhe Pep Guardiola. Sa skema, sa episode, sa histori… Valixhe të mbushura plot me eksperienca kolozësh, por që do ti eksportojë në një vend të ri. T’i shkarkojë këtu dhe më pas t’i përshtasë me adaptorët vendas. I përzierë në kokë me kultura të ndryshme dhe futboll, Silvinjo, do të ketë vërtetë një test shumë të vështirë në një vend komplet të panjohur, me tradita të ndryshme, me futboll të një shkolle të papërcaktuar loje, apo dhe në sisteme hibride, brenda dhe jashtë fushe…

Është koha e spostimit të tij të madh nga mbrojtës krahu në mendim, në një “numër 10” tipik playmaker. Nga ana tjetër nga një ndihmëstrajner, si në rastin Tite me Kombëtaren e Brazilit, të hedhë hapin e madh dhe të bëjë Bosin për të marrë vendime efiçente dhe në kohë reale. Tek ulesh duke rrufitur kafen e zakonshme në kafeteritë e Tiranës, natyrshëm njerëz që e duan këtë lojë dhe Kombëtaren kuqezi pyesin… Po si është ky Silvinjio si trajner ?

Ngre supet, mbledh buzët dhe përgjigjjje s’kam. Një pyetje 1.000.000 dollarë. As gazetarët dhe as opinionistët nuk dinë të përgjigjen, as FSHF-ja nuk flet shumë, madje as vetë braziliani nuk ka çfarë të thotë, përvec optimizmit të marrjes së detyrës së re. Silvinjio nis kështu udhëtimin në monopatet ballkanase, ku nuk kërcehet samba e vendit të tij, por atij i duhet të njihet me Napolonin vendas, vallen e famshme të shqiptarëve.

Ehhh sa të panjohurava ka në këtë korsi të re… Silvinjo, do duhet të shpejtojë hapat e tij për të mësuar gjithçka në një kohë rekord, shumë të shkurtër, nëse do të përqafojë suksesin, por koha nuk është aspak alelate me të. Skema, aktorët, kundështarët shtrëngojnë. Polonia e Marsit për elimatoret e Europianit po pret te cepi dhe Silvinjo duhet të gjejë mbrojtësit që të mbulojnë Levandovskin. Por dhe të zevëndësojë Brojën dhe Baren të e dëmtuar…. dhe shumë pozicionë të tjera që kur i ka parë në video, e ka zënë dhimbja e kokës. Por të zbulosh në këtë moment Silvinjo, është misioni më i vështirë, pasi CV-ja si trajner nuk të ndihmon, ajo si lojtar prevalon…

Me Lionin si trajner është shkarkuar, ndërkohë më Titen ka qenë ndihmës trajner te Brazili në 2016-n. Silvinjo ishte edhe krahu i djathtë i Mançinit te Interi, por është komplet ndryshe të jesh ndihmëstrajner dhe ndyshe Head Coach. Akoma më shumë ndryshon gjëja, kur ke një klub dhe e stërvit çdo ditë dhe nga ana tjetër kur drejton një kombëtare, specifikat e të cilës janë totalisht të ndryshme.. Silvinjio do të nisë ditën e parë te Shqipëria, por çështja është, çfarë gjuhe do të flasë…

5 Komente

  1. S
    Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

    Napolon?!?! Normal, rrace tallavaje!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku

      Kush po din me pak po flet me shume .qe ta merrni vesh lojtaret tane jane si te thuash nga cilesia te pretendosh te fitosh ne formula uno me nje fiat 600 kundrejt nje ferrari te fjales se fundit .Duka po behet copa duke gjetur eksperte me emer po kaq e kemi takatin.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Futbolli i sotem,komercial,fitimprures dhe pse jo argetues kerkon:Para pa kufizim,ambiente dhe infrastrukture dhe njerez te afte dhe te talentuar(futbolliste cilesor,stafe teknik dhe stefe mbeshtetes(. Te tjerat pastaj vijne vete. -Nese vendi yne i ka ose i krijon keto tre kushte,vetem ne nivelin e Ballkanit,atehere dhe rezultatet do jene ne nivelin e Malit te Zi,Bosnjes,Sllovenise e pastaj te Bullgarise,Serbise e ndoshta dhe te Kroacise. Sidoqofte suksese djemve tane dhe Sylvinjos!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mua me duket Silvinjo Zgjedhja e duhur

          Kemi vite qe si Futboll udhehiqemi nga shkolla Italiane e Futbollit e cila per eḱsperiencen aftesite e ate qe posedojne Futbollistet Shqiptare deri me sot ,nuk ka qen e thjeshte ta aplikojne me suksese ,kur dihen Mangesite e Futbollisteve Shqiptare . _ Nuk mundet te kesh sukses ne Futboll ,nqs nuk njeh Tekniken me Topin pra Samban shkollen e futbollit Braziliane e cila ne cdo element te saj eshte superiore vs Futbollit ne Bote . Futbolli Shqiptare e kane shume te nevojeshme te njohin menyren Braziliane te luajturit Futboll dhe kjo jovetem ne perdorimin e topit por ne rrjeshmerine e tij ne saktesi ne pasime , ne konctrimin e tyre ne loje duke dhene gjithcka para portes ,qe ka pasur ne cdo kohe suksese ne Bote . _Pra mendoj se me Silvinjon Futbolli Shqiptare fiton shume ,per te ber nji hap perpara si Kombetare dhe mbi te gjithe si Futboll Shqiptare ne pergjithsi . I Bocca al Lupo _Silvonjo sei Benvenuto i Albania...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dashnori i oo ssss

            Samben

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje