Iu ofrua drejtimi i Brazilit, Portugalisë dhe më pas i SHBA-ve, Zidane i refuzon të treja

8 Janar 2023, 13:44Sport TEMA

Iu ofrua drejtimi i Brazilit, Portugalisë dhe më pas i SHBA-ve, Zidane

Zinedine Zidane ka refuzuar ofertat për të drejtuar tre kombëtare të mëdha.

Mediet franceze raportojnë se Zidanes i është ofruar drejtimi i stolit të Brazilit, të Portugalisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë shtohet se ai i ka refuzuar të treja këto oferta.

Më tej shtohet se ish-trajneri i Real Madrid do të dëshironte ta niste një eksperiencë në drejtimin e kombëtareve me skuadrën e vendit të tij, por duket se do të presë për disa kohë, pasi Deschamps ka rinovuar kontratën me Francën deri në 2026-ën.

Lini një Përgjigje