Zyrtare: Rinovon Deshamps, tekniku në krye të Francës deri në vitin 2026

7 Janar 2023, 14:02Sport TEMA

Zyrtare: Rinovon Deshamps, tekniku në krye të Francës deri

Marrin fund të gjitha hipotezat që kanë qarkulluar gjatë kohëve të fundit, sepse tashmë është zyrtare: Didier Deshamps do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares franceze.

Federata franceze e futbollit ka njoftuar se tekniku ka zgjatur bashkëpunimin me “gjelat” deri në vitin 2026.

Deshamps ka bërë një punë shumë të mirë në krye të Francës, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2018, ndërsa në Botërorin e fundit shkoi deri në finale ku u mposht nga Argjentina. 

Pas përfundimit të Katar 2022 teknikut I skadonte kontrata, por tashmë është zyrtar rinovimi deri në vitin 2026.

Lini një Përgjigje