Mesazhi i Florenzi-t për Vialli-n dhe ajo përgjigje që s'erdhi kurrë

6 Janar 2023, 21:30Sport TEMA

Mesazhi i Florenzi-t për Vialli-n dhe ajo përgjigje që

Edhe Alessandro Florenzi iu bashkua dhimbjes dhe kujtimit të Gianluca Vialli-t, i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas.

Mbrojtësi i Milan-it dhe kombëtares italiane shkroi një mesazh të gjatë për ish-kreun e delegacionit të Axurrëve, një figurë kyçe në fitimin e Kampionatit Europian në finale ndaj Anglisë.

Florenzi zgjodhi një foto nga ajo natë, duke publikuar imazhin e tij dhe Vialli-t së bashku me kupën e lakmuar dhe duke i bashkangjitur një mesazh emocionues.

“Unë nuk i kërkova Babagjyshit pothuajse asgjë këtë vit, vetëm se ti të mund t’i përgjigjeshe atij mesazhi, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë. Ke lënë një boshllëk të madh brenda grupit tonë. Shembulli yt se si u përballe me gjithçka dhe për forcën e pabesueshme që na jepje çdo ditë.

“Së bashku arritëm majat e Europës, por ti bëre diçka edhe më të madhe, mbete në zemrat e të gjithëve ne dhe të siguroj mik se kjo është më e rëndësishme se çdo fitore.

“Kam bërë një premtim dhe do të bëj gjithçka për ta mbajtur atë. Kur të bëj paraqitjen time të 50-të për kombëtaren, do të mendoj për ty. Përshëndetje Gianlu, faleminderit për të gjitha mësimet që më ke dhënë dhe që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Prehu në paqe kampion i jetës”.

Lini një Përgjigje