Intervista emocionuese e Viallit: Kam dy objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të çoj vajzat në altar

6 Janar 2023, 11:28Sport TEMA

Intervista emocionuese e Viallit: Kam dy objektiva, të mos vdes para

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit dhe Kombëtares italiane Gianluca Vialli ndërroi jetë këtë të premte në moshën 58-vjeçare, pasi prej 5 vitesh luftonte kundër kancerit në pankreas.

Pak muaj më parë, ai kishte dhënë një intervistë emocionuese.

“Tani kam do objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të arrij të çoj në altar vajzat e mia”, deklaronte Vialli, duke mos arritur dot asnjë prej tyre.

“Është e vështirë për t’u thënë, pork jo eksperiencë më bëri një person më të mirë.

Të ndihmon t’i shohësh gjërat në një tjetër perspektivë, iu jep më shumë vlerë gjërave, familjes. Kujdesesh më shumë për veten tënde”, shprehej më tej Vialli.

“Nuk e di kur do shuhet drita ime, se çfarë ka në anën tjetër.

Por në një kuptim, jam edhe i eksituar për ta zbuluar se çfarë ka në anën tjetër.

Duhet të kuptojmë se koncepti i vdekjes duhet për të kuptuar dhe vlerësuar jetën”, deklaronte më tej ai.

Humbja e tij ka prekur gjithë Italinë, pasi përveçse një futbollist i madh, ai është konsideruar gjithmonë si një njeri me plot vlera dhe një shembull për të gjithë.

Madje dhe kur luftonte me sëmundjen e rëndë, për të cilën nuk u ankua kurrë.

10 Komente

  1. E
    Edlira

    Sa keq po me vjen...Asnje njeri nuk e di se kur i vjen fundi.Lum kush jeton me se miri jeten e vet dhe le vetem miresi pas! Tani shkove prane Zotit.Energji jemi,tek burimi i energjise do te shkojme te gjithe nje dite...drite paç gjithmone.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roland

      Ngushellime familjes,ne vecanti vajzave!Shembull,jo vetem per Italine,por per te gjithe boten sportive,dhe jo vetem.Na ke bere te shijojme gezimin ne momente te veshtira!Qofsh i paharruar!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prof.Sp.5

        A ka shume si keta njeres qe do mbeten Legjenda ?!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tedi, Durres

          Sa keq. Humbje e madhe per futbollin italian dh ate boteror. Por mbi te gjitha per familjen, R.I.P.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi

            I madh ter jeten xhanluka. Shpirti ne parajse vella

            Përgjigjjuni
            1. K
              Karri

              Viali i pa vdekshem

              Përgjigjjuni
              1. P
                Plaku

                Mesim per te rinjte qe merren me futboll .mos perdorni stimulante se do te vdisni te rinj .

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qamushi

                  Iku nje futbollist i madh, por mbi te gjitha nje njeri edhe me i madh! RIP grandissimo Vialli

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rudi

                    Te tille mjetet nuk vdesin kurrë qofsh i xhenetit

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mira

                      Oh sa u preka! I paharruar kujtimi yt, i madhi Viali!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje