
Kristiano Ronaldo është kthyer në lojtarin më të paguar në botën e futbollit. Portugezi ka investuar gjithmonë për sigurinë e tij dhe të familjes. Nuk mund të ndodhte ndryshe as në këtë aventurë të re te Al Nasr.
Dy persona shihen teksa e shoqërojnë Ronaldon kudo. Ata nuk janë thjeshtë dy roje sigurie, por ish-ushtarë të forcave speciale, të trajnuar sipas disiplinës së rreptë komando, e cila nënkupton edhe marrjen e një vendimi në një kohë fare të shkurtër.
Këta persona paguhen që të zgjidhin çdo situatë, pa krijuar asnjë problem të vetëm. Për këtë arsye paga e tyre mujore është “modeste”: 800.000 euro. Emrat e personave në fjalë janë Jorge dhe Sergio Ramalheiro. Dy ish-ushtarë të vendosur Afganistan, tani janë kthyer në ëngjëllin mbrojtës të Ronaldos dhe lëvizin si të ishin hija e tij.
Në ditën e prezantimit zyrtar të Ronaldos te Al Nasr ishte e vështirë t’i vije re këta persona pasi kishin veshur kostume elegante dhe të bukura. Por sapo situata nis të bëhet e rrezikshme, vjen koha për të hequr kollaren.
Ata e kanë shoqëruar Ronaldon edhe në Torino ku kujdeseshin për familjen e portugezit dhe ishin me lojtarin sa herë shkonte në avion për ndeshjet e Champions League apo edhe gjatë kohës kur ishte te Manchester United, për ta shoqëruar gjithmonë drejt qëndrës stërvitore.
Gjithçka bëhet edhe me përdorimin e teknologjisë satelitore. Sapo pamjet tregojnë disa lëvizje të dyshimta afër zonës ku ndodhet edhe portugezi, binjakët nxitojnë që të shkojnë në vendngjarje dhe shfaqen aty shumë përpara se lajmi të shkojë në polici.
Mos ja fusni kot 800.000 euro ne muaj,ndoshta 80.000 mije.
Pse te duket e pabesueshme? Ata dy marin 20 milion ne vit. Ndersa Ronaldo merr mbi 150 milion ne vit.
Dhe 20 miljon ja jep ketyre,,,avsh o shoku,,,,se ka dhe taksa ai nga ara150 miljon euro,,,80 mij euro ndoshta,
Nuk dine shifra keta lloj gazetaresh, 9.6 ml euro ne vit keta te dy ne total, i bie qe gjysmat e rroges tja japi ketyre
Ai qe do me te heq qafe nuk pyet per truproje
Roje kishte edhe Saliu nuk dihet sa paguen por ndodhi ajo qe s’duhej
Po sikur ta hiqje shkronjen e pare te fjales se fundit? ????????
Saliu e kish përgatitur vetë atë situatë , se të qe për të vrarë , e kishte hequr pa as më të vogëlën rezistencë . Saliu nuk ka roje të tilla por pabuksa të paguar keq nga Shkërdheni.
O po per mos ta marr peng . Jo per te vrar se per te vrar u vra dhe kenedi.
Po te kete qellim ka dhe menyre.