VIDEO: Ndahet nga jeta Gianluca Vialli, Italia në zi

6 Janar 2023, 10:38Sport TEMA

VIDEO: Ndahet nga jeta Gianluca Vialli, Italia në zi

Gianluca Vialli ka ndërruar jetë. Pas Sinisha Mihajlovic dhe Pele, një tjetër futbollist i madh largohet nga kjo botë. I lindur në Kremone më 9 korrik 1964, ai ishte 58 vjeç dhe prej 5 vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit.

Më 14 dhjetor, ish-sulmuesi i Kombëtares italiane dhe Juventusit kishte lënë detyrën e kreut të delegacionit axurr me një mesazh:

“Në fund të një “negociate” të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale të tanishme dhe të ardhshme.

Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju. Një përqafim”.

Gjatë karrierës si futbollit, Vialli luajti me klube si Juventusi, Sampdoria, Chelsea dhe Cremonese, ndërkohë që me kombëtaren italiane zhvilloi 59 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

Vialli fitoi titullin me Sampdorian, titullin dhe Champions me Juven, ndërkohë që në “Stamford Bridge” festoi FA Cup si lojtar dhe trajner njëkohësisht. Verën e kaluar ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në shpalljen e Italisë kampione Europe.

Më poshtë janë disa nga golat më të bukur të tij.



 

4 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Nje legjende... largohet shume para kohe.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Kta sikur e kan lene me njeri-tjetrin me vlla... I lehtë i qoftë dheu

      Përgjigjjuni
      1. U
        U preht ne Paqe ...G.V

        Nji nder figurat e spikatura te Futbollit Italine Gianluca Viali ndahet nga jeta . Ngushellime Familjes se Futbollistit te shquar .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tedi, Durres

          Lojtar potent, sulmues race, serioz dhe i perkushtuar ne fushe. Keshtu e mbaj mend kete lojtar t madh. Ngushllime familjes , R.I.P.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje