Nuk po gjen hapësira, Brentford i jep leje Strakoshës për të gjetur skuadër të re

6 Janar 2023, 17:41Sport TEMA

Nuk po gjen hapësira, Brentford i jep leje Strakoshës për të

Portieri Thomas Strakosha u largua nga Lazio në merkaton e verës, për tu transferuar në Premier League, te Brentford, me të cilët firmosi edhe një kontratë 4 vjeçare.

Megjithatë aventura e shqiptarit në Angli nuk ka shkuar si duhet dhe pritet të ndryshojë skuadër. Strakosha nuk ka pasur thuajse fare hapësira, duke ngrohur stolin dhe tani po shikon për një aventurë të re.

Sipas mediave angleze, Brentford i ka dhënë lejen 27-vjeçarit për të gjetur një skuadër të re, qoftë edhe në huazim, për të pasur më shumë minuta.

1 Komente

  1. R
    Remo

    Normalisht, perpara kishte portierin e dyte te Spanjes, kaloi nje demtim po ashtu, forca Thoma, Kombtarja te pret!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje