Edy Reja nuk ka kohë për të humbur, pas largimit nga kombëtarja shqiptare është gati për aventurën e re

8 Janar 2023, 14:36Sport TEMA

Edy Reja nuk ka kohë për të humbur, pas largimit nga

Edoardo Reja u largua nga kombëtarja shqiptare me të përfunduar kontrata me FSHF-në. tashmë trajneri italian është i lirë të nisë një aventurë të re diku tjetër dhe sipas asaj që bëjnë me dije mediat sllovene, ish-timonieri i kuqezinjve është afër skuadrës së ND Gorica.

Nuk bëhet fjalë për t’u ulur në stolin e ekipit slloven, por sipas saj që raportohet nga “Ekipa24” Reja do të ketë një rol tjetër në skuadër. nuk bëhet e ditur akoma pozicioni i italianit, por drejtuesit e skuadrës sllovene kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca e Rejës.

Duke qenë një njohës i mirë i futbollit dhe një trajner me shumë eksperiencë Gorica kërkon këshillat e 77-vjeçarit, i cili drejtoi kuqezinjë në 38 ndeshje, duke siguruar 14 fitore, 15 humbje dhe 9 barazime.

2 Komente

  1. T
    Tetovari

    O ne Hamam shkoft pasi qē u mbush me lek, ku e çoj kombetaren disa vjet mbrapa.

    Përgjigjjuni
    1. E
      EjDif

      Plak i keq,vetem humbe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje