“Unë shoh në Shqipëri atë që kam parë edhe në Argjentinë”, Zabaleta: Ky vend e dashuron futbollin

9 Janar 2023, 12:08Sport TEMA

“Unë shoh në Shqipëri atë që kam parë edhe

Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipërisë. Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të dhënë konferencën për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të para si tekniku i kuqezinjëve.

Braziliani do të marrë në këtë aventurë të re edhe Zabaletan si krahun e tij të djathtë.

Ky i fundit ka parë një ngjashmëri mes tifozëve në Argjentinë dhe atyre në Shqipëri.

“Unë shoh në Shqipëri atë që shoh në Argjentinë. Ky vend e dashuron futbollin, ne prandaj kemi ardhur këtu.

Shohim shumë lojtarë të talentuar, me potencial të lartë. Disa prej tyre luajnë në kampionatet më të mira në Europë.

Duhet të kemi besimin e duhur, futbollistët duhet të besojnë te vetja se do ta sjellin suksesin.

Unë shpresoj se ne do t’i frymëzojmë që t’i bëjnë krenar njerëzit e këtij kombi”, tha Zabaleta.

5 Komente

  1. G
    Grazie Zabaletta ...

    Bienvenuto in Albania _ e shume Sukses ne Punen tuaj te dashur per vet Ju si Team Traineresh edhe vet Tifozeve Shqiptare te Futbollit

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Një lojtare shume i madhe ❤️

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi kuq e zi

        Rrespekte per fjalet e mira per vendin dhe popullin tim Zabaleta , ju uroj me zemer pun te mbar rrespekte.6

        Përgjigjjuni
        1. F
          Football

          Zabaleta pervecse ka qene nje futbollist i mire eshte edhe njeri i mire.. flet paster dhe ka edukate. Ne angli te gjithe e respektojne dhe e ftojne ne media per komente.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titi

            Nuk e di cfare do ndodhe me Kombetaren,por me duket grupi me i mire i Trajnereve qe kane ardhur ne Shqipni.Te tre jane Njerez ne rradhe te pare te edukuar,dhe ne rradhe te dyte ish Lojtare te rrespektuar.Nuk e mendoja kurre qe Ish Lojtare te Kalibrit te tyre te vine nje dite te drejtojne Shqipnine.Urime atyre qe i zgjodhen,mendoje qe jane te duhurit per ti dhene ate Shtyerjen qe duhet futbollisteve Shqiptare,dhe ate ndryshimin ne mentalitetin tone:Kombetaria eshte dicka e shtrenjte,perfaqson nje Komb 20 miljonsh i shperndare ne gjithe Boten,ju lutem kur therriteni ne detyre jepni shpirtin per ato 90 minuta.Vetem kaq,me Rrespekt nga nje Emigrant.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje