Presidenti i FFF-së me shpatulla pas muri, i kërkon falje legjendës Zidane

9 Janar 2023, 15:02Sport TEMA

Presidenti i FFF-së me shpatulla pas muri, i kërkon falje

Një ditë pas deklaratave të tij të diskutueshme në RMC Sport, Noël Le Graët, president i Federatës Franceze të Futbollit, i kërkoi falje Zinedine Zidane, i vetëdijshëm për gabimin që ka bërë këtë të diel duke mos e respektuar legjendën e Francës.

Le Graët mori një valë kritikash për fjalët e tij, përfshirë edhe nga Mbappé, i cili shpërtheu në Twitter, duke siguruar se “një legjendë e Francës nuk mund të mos respektohet kështu”. Një ditë pasi njoftoi rinovimin e Deschamps deri në vitin 2026, presidenti i organit më të lartë të futbollit francez u shpreh se “nuk i intereson” nëse Zidane stërvit skuadrën braziliane. Ai tha gjithashtu se “nuk do ta kishte hapur telefonin” nëse Zizou do ta kishte telefonuar për ta pyetur për postin e trajnerit të Francës.

“Këto komente të sikletshme kanë krijuar një keqkuptim. Do të doja të kërkoja falje personalisht për këto komente që nuk pasqyrojnë aspak mendimet e mia, as konsideratën time për lojtarin që ishte dhe trajnerin që është bërë”, tha presidenti i federatës në një shënim dërguar AFP-së.

Media të ndryshme franceze, përfshirë “L’Equipe”, i cilësuan “Të papranueshme” këto deklarata, duke e e kritikuar ashpër presidentin e Federatës. Edhe Oudéa-Castéra, ministre e Sporteve, reagoi ashpër ndaj Noël Le Graët, vetëm një ditë para auditimit që do të kryejë Ekzekutivi për të përcaktuar nëse ka pasur abuzime seksuale gjatë mandatit të tij. Le Graet i kërkoi falje Zidanit në një nga momentet më kritike të mandatit të tij, i cili mbyllet në vitin 2024

1 Komente

  1. F
    Frederik Loha

    Edhe ky Zidani i eshte bere mor bythe FFF per marjen e postit te trainierit francez ....iku nga Reali i Madritit vetem e vetem te merte Kometaren Franceze ....Kombetarja kish trainier , dhe ka trainier , fjalen e pare e ka federata dhe jo deshirat e tij , ky qe vetshpallur dhe vetdeklaruar vite me pare si trashegimtar i vendit te trainierit ....je legjende , sillu si legjende...kush e thote qe legjendat kane gjithmone te drejte ???? Sigurisht qe deklaratat e Presidentit te FFF jane te denushme vec u be zgjidhja , do riperterijne me Deshamps ....ky ckerkon tani ?? Asnje nuk i kish premtuar ..... Kursesa per interezimin e Ministres se sporteve dhe vete Presidentin Francez Macron dobej sikur nuk i lexova ....asnje nuk ka ne vartesi Presidentin e FFF, ai varet nga FIFA , dhe politika e vendeve perkatese duhet te qendrojne larg sportit ...dhe kete e dine mire politikanet franceze ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje