
Duhet të presim. Do të duhen ende disa javë, por, siç njoftoi “MARCA” në korrik 2022 dhe ratifikoi në dhjetor, PSG dhe Leo Messi synojnë të nënshkruajnë një kontratë të re, duke ditur se aktualja skadon qershorin e ardhshëm. Jorge Messi do të mbërrijë në Paris javët në vijim, teksa klubi parizien ka rënë dakord për rinovimin e yllit argjentinas. Në Paris, fjalë për fjalë sigurohet se është një propozim i pamundur për t’u refuzuar.
Diçka është e qartë: Messi dëshiron të vazhdojë të luajë në Paris. Atje është i lumtur; familja e tij tashmë është përshtatur. Edhe entiteti francez është i kënaqur që ka në radhët e tij kapitenin e ri të kampionit të botës, Argjentinës, edhe nëse triumfoi kundër Francës, vendit mëmë të klubit parizien.
PSG fërkon duart përpara kësaj kontrate të re, që nga njëra anë do të thotë shpenzime të mëdha, por nga ana tjetër do të sjellë përfitime të mëdha.
Paga e re – Leo fiton rreth 30 milionë euro në vit në Paris. Pavarësisht moshës së tij (35 vjeç), është e qartë se një kampion bote si Messi vlen më shumë se sa është perceptuar deri më tani. Pra, në atë anë, klubi do të duhet të gërmojë thellë xhepat…
Tërheqja në Paris – Por sa më sipër nuk është shqetësuese, sepse klubi dëshiron ta bëjë fitimprurës dhe kapitalizojë statusin e Leos si ‘mbret i botës’. Para së gjithash në të ardhura, të cilat do t’i zbërthejmë më vonë, por edhe në imazh. Ideja e PSG është të kapitalizojë në mbarë botën faktin se tërheqja nga futbolli konkurrues, edhe nëse Leo shkon më vonë në MLS, do të ndodhë te PSG, duke zvogëluar identifikimin e pamohueshëm të yllit me Barçën. “Leo del në pension në Paris”. Ky është slogani që PSG dëshiron të transmetojë në të ardhmen, gjë që në nivel imazhi mund t’i japë të ardhura dhe besueshmëri.
Të ardhura të reja – Nga ana komerciale, edhe kampioni i botës, Leo Messi e ka një çmim tjetër dhe klubi e di mirë. PSG synon të përmirësojë, gjë që është e vështirë, por e mundshme, përfitimet që ka pasur deri më tani pas nënshkrimit të Messit.
Zbarkimi i Messit në ‘qytetin e dritës’ pati një ndikim të drejtpërdrejtë te PSG. Sipas argjentinases ‘El Economista’, të ardhurat e klubit parizien u rritën me rreth 700 milionë euro, vetëm në vitin e parë që argjentinasi veshi ngjyrat e tij dhe që nuk fitoi Champions League.
Zbarkimi i Leos çoi në afrimin e deri 10 sponsorëve të rinj, me një rritje të biznesit të kontratave me ta, të cilat nga 3 deri në 5 milionë kushtuan në 5 deri në 8 milionë. Disa nga këta sponsorë janë marka si p.sh. Dior, Gorillas, Crypto.com, PlayBetR, GOAT, Snart Good Thins, Volt, Big Cola, Sports Water dhe Autohero.
Ndikimi i Messit krijoi një rritje eksponenciale në numrin e fanellave të shitura. PSG shiti, në numrat e sezonit të tij të parë, më shumë se një milion njësi, nga 90 deri në 160 euro secila, më shumë se 60% e tyre me emrin e yllit argjentinas. Kërkesa u rrit midis 30% dhe 40%.
Nëpërmjet marrëveshjes së sponsorizimit me Nike, PSG arkëtoi rreth 75 milionë euro në vit, në një kontratë që zgjat marrëdhëniet mes markës dhe klubit deri në vitin 2032. E gjitha kjo bën që palët ta zgjerojnë kontratën e re përtej vitit 2023, një kontratë e gatuar dhe që do të hidhet në tavolinë brenda pak javësh.
Nr 1 !! Ne Boteror vure vulen.