
Ditët e fundit në media flitej për një kalim të Jose Mourinho në stolin e Kombëtares braziliane. Megjithatë nuk duket e mundur që “Special One” të marrë drejtimin e stolit të Kombëtares braziliane.
Pasi kjo lëvizje duket e pamundur, për stolin e Kombëtares së Brazilit rihapet një pistë e vjetër. “Sportmediaset” raporton se emri që mund të marrë vendin e lënë nga Tite në dhjetor të 2022 në Kombëtaren e Brazilit është, Carlo Ancelotti.
Diçka e tillë u përfol dhe më parë në momentin që Tite dha dorëheqjen nga drejtimi i “Seleçao” pas skualifikimit nga Kupa e Botës. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë trajneri italian, pasi ky i fundit më parë është shprehur se do ta mbyllë karrierën si trajner te Real Madridi.
Lini një Përgjigje