Gjermania publikon listën, trajneri Nagelsmann vendos për Brajan Grudën

7 Nëntor 2024, 17:45Sport TEMA
Gjermania publikon listën, trajneri Nagelsmann vendos për Brajan

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Nations League. Gjermania do të luajë kundër Bosnjës dhe Hungarisë.

Për këto dy sfida problemi kryesor i “Panzerave” ka qenë portieri, pasi Ter Stegen është i dëmtuar, ndërsa Neuer u “pensionua” nga Kombëtarja. Teksa, Brajan Gruda përsëri nuk është “honepsur” nga ekipi A i Gjermanisë dhe trajneri Nagelsmann.

Portierë: Oliver Baumann, Alexander Nubel, Stefan Ortega Moreno.

Mbrojtës: Robin Gosens, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah.

Mesfushorë: Robert Andrich, Julian Brandt, Chris Fuhrich, Pascas Gross, Jamal Musiala, Felix Nmecha, Angelo Stiller, Florian Wirtz.

Sulmues: Serge Gnabry, Kai Havertz, Tim Kleindienst, Deniz Undav.

3 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Mjaft me kete Brajan Gruden sikur eshte ndonje lojtar i vecante. Nuk deshi te luaje per Shqiperine, per ne eshte i pavlefshem. Se cfare ben Gjermania e merr nuk e merr nuk ka rendesi.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Mos donit te thonit " begenisur" ne vend te "honepsur"?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llamarina

        Me sakte "trajneri gjerman nuk ia vari teneqen ketij çunit"

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje