Humbja me Izraelin, Kombëtarja mëson vazon në shortin e Europianit 2024

27 Shtator 2022, 16:05Sport TEMA

Humbja me Izraelin, Kombëtarja mëson vazon në shortin e

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë në vazon e tretë për shortin e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Humbja me Izraelin në Ligën e Kombeve ka bërë që kuqezinjtë të shuajnë ëndrrat për një kapërcim në vazon e dytë.

Tanimë ekipi ynë do ketë dy kundërshtarë më të fortë në bazë të llogaritjes së UEFA, teksa nuk ia ka dalë të bëjë kapërcimin e madh. Shqipëria ka në të njëjtën vazo emra si Irlanda, Rumania, Sllovenia, Suedia, Islanda apo edhe Mali i Zi, çka do të thotë se me asnjë nga këto ekipe nuk do përballet.

Shorti për këtë event do mbahet në datën 9 tetor në Frankfurt, duke nisur nga ora 12:00. Me Gjermaninë organizatore dhe Rusinë të përjashtuar, 53 shtatet e tjera do ndahen në 10 grupe, shtatë me pesë skuadra dhe tre me gjashtë të tilla.

42 skuadrat që janë konfirmuar në vazot respektive:

Vazo 1: Gjermania (mikpritëse) Kroacia, Holanda, Hungaria, Italia, Portugalia, Spanja, Belgjika, Danimarka, Polonia.

Vazo 2: Austri, Bosnje-Hercegovinë, Angli, Izrael, Francë, Uells, Republika Çeke ose Zvicër.

Vazo 3: Armenia, Irlanda, Rumania, Sllovenia, Suedia, Shqipëria, Islanda, Mali i Zi.

Vazo 4: Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Luksemburgu, Turqia, Bullgaria.

Vazo 5: Bjellorusi, Estoni, Gjibraltar, Letoni, Lituani, Maltë, Moldavi, Sllovaki.

Vazo 6: Andorra, Lihtenshtajni, San Marino.

1 Komente

  1. J
    Juli

    Ere by.. q..a ,jua vura në dukje gabimet dhe nuk mundët ti korrigjonit. As komentin kritik nuk e publikuat!!! Ska problem për komentin që se publikuat,POR TA KISHT KORRIGJUAR artikullin.

    Lini një Përgjigje