Humbja në Champions, Chelsea shkarkon trajnerin Thomas Tuchel

7 Shtator 2022, 11:19Sport TEMA

Humbja në Champions, Chelsea shkarkon trajnerin Thomas Tuchel

Klubi i Chelseas ka shkarkuar nga detyra trajnerin Thomas Tuchel.

Shkak i humbjes janë bërë ecuria e dobët në kampionat dhe Champions League.

Disfata e djeshme në Champions kundër Dinamos së Zagrebit ishte fatale për Tuchel, i cili largohet nga drejtimi i "Bluve të Londrës".

Thomas Tuchel do të ketë një vend në historinë e Chelseas, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube gjatë drejtimit të tij.

Lini një Përgjigje