Rikthimi basteve sportive, Fidel Ylli: I kemi kërkuar ne, jo Edi Rama. Politika të mos ngatërrohet

7 Shtator 2022, 10:42Sport TEMA

Rikthimi basteve sportive, Fidel Ylli: I kemi kërkuar ne, jo Edi Rama.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha në lidhje me akuzat për rikthimin e basteve sportiste në vend.

Nga studio e 7 pa 5, në Vizion Plus, Ylli tha se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çëështje.

Ai deklaroi se rikthimi i basteve sportive është kërkuar nga sporti, jo nga Edi Rama.

“Politika të mos ngatërrohet. Këtë punë e ka kërkuar sporti nuk e ka kërkuar Edi Rama. Por ne japim argumentat që ne qeveritë nuk e duam armik me protesta e greva por partner me argumenta.”

Më tej Ylli sqaroi se deri më tani është zhvilluar vetëm një takim paraprak me argumenta pro dhe kundër me qeverinë dhe nuk dihet ende kur do të rikthehen bastet.

Ajo që është e rëndësishme është kontrolli i këtij aktiviteti dhe administrimi do të jetë shtetëror.

3 Komente

  1. A
    AI

    Ckerkon populli ben partia....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gezuar pra!

      Po pra. Olsi Rama, Gaz Demi, Tom Doshi. Asnjeri nuk ka lidhje me politiken. Ku eshte problemi ketu?!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Bastet on line mund të bllokohen dhe ka institucione që duhen urdhëruar ti bllokojnë IP nga ku kto baste ilegale organizohen. Shteti nuk ka pse bëhet pjesë e një veprimtarie antiligjore që dëmton financiarish persona dhe familje të tëra. Krimi ekonomik duhet të ketë një degë që merret me ktë veprimtari dhe duhet të detyrojë operatorët që shpërndajnë internet ti bllokojnë IP e tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje