Humbje e “hidhur”, Partizani “bie” në Ballsh, të kuqtë lëshojnë kreun e renditjes

9 Dhjetor 2024, 15:21Sport TEMA
Humbje e “hidhur”, Partizani “bie” në Ballsh,

Partizani humbet kreun. Të kuqtë munden në mënyrë surprizuese nga Bylis me rezultatin 2-1, një humbje që detyron skuadrën e “Demave” të lëshojnë kreun e renditjes.

Pjesa e parë pa ballshiotët më agresivë, me përpjekjet e tyre që u shpërblyen në fundin e fraksionit të parë, ku në 8 minuta lojë Gjata dhe Camara shënuan dy herë në portën e Qirkos.

Reagimi i Partizanit erdhi me fillimin e pjesës së dytë kur sulmuesi Albers Keko rrealizoi duke rihapur ndeshjen. 

Megjithatë në minutat e mbetura të takimit nuk ndryshoi asgjë, me Bylis që diti të administronte mjaft mirë avantazhin. 

Falë këtij suksesi skuadra ballshiote e Nevil Dedes lë vendin e fundit të renditjes, duke u ngjitur në vendin e 9 me 16 pikë.

1 Komente

  1. j
    joti

    Ky është niveli i ekipeve i fundit mund kryesuesin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje