Igli Tare nis 'gjuetinë' për Milanin, projekton afrimin falas të Paulo Dybalas nga Roma

16 Prill 2026, 19:10Sport TEMA
Igli Tare nis 'gjuetinë' për Milanin, projekton afrimin

Një nga temat më të nxehta të merkatos verore vjen nga Italia, ku e ardhmja e Paulo Dybalas te Roma mbetet e paqartë. Sipas raportimeve të 'Corriere della Sera', klubi verdhekuq nuk ka bërë ende asnjë hap konkret për rinovimin e kontratës së argjentinasit, e cila skadon në fund të sezonit. Kjo situatë ka hapur rrugën për një largim të mundshëm të fantazistit nga kryeqyteti italian.

Pavarësisht dëshirës së shprehur nga Dybala për të qëndruar te Roma, madje edhe duke pranuar një ulje page, mungesa e një oferte zyrtare mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Në këtë skenar, në prapaskenë ka hyrë fuqishëm Milani, i cili e sheh ish-lojtarin e Juventusit si një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm. Raportohet se vetë lojtari e preferon një kalim te kuqezinjtë dhe është i gatshëm të pranojë një kontratë të bazuar në performancë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, duket se është në punë e sipër për të arritur një marrëveshje.

Edhe pse ka interes nga Amerika e Jugut, Dybala synon të vijojë karrierën në nivelet më të larta të futbollit evropian, me Milanin që aktualisht duket destinacioni më i mundshëm.

Igli Tare ka një mundësi të artë për të afruar falas te Milani një njohje të vjetër të Allegrit, me trajnerin që duket se do japë 'bekimin' për këtë lëvizje.

1 Komente

  1. M
    Milanisti

    O ‘Tarush’,e ke dh*erë me Milanin,se e ke mbush me ‘Jashara’ ,futbollistë as për kategorinë e dytë… Të vetmin që ke sjell sakllam dhe që po e mban Milanin në këmbë është ‘pensionisti’ Modriç,i cili me Rabiot ,Pulisiç dhe Salemeaker e kanë shpëtu Milanin deri tani dhe kur ata nuk janë mirë,Milani shkon ‘kovë pusi’.. Shtoi këtu dhe trajnerin me zë fëminor që çirret aq shumë sa tregon që e ka humbur busullën,se këtë mënyrë qasje nuk e kishte as kur ishte heren e pare me Milanin,qe mund ti falej gjisesi se ishte më i ri dhe mund te kishte dhe pasiguri dhe papjekuri nga mungesa e eksperiences,por tani që ka kalu ca eksperienca,duhej te ishte ndryshe dhe jo kaq i pasigurt. Vetëm se një gjë nuk ka harruar nga ‘mandati i parë’ dhe që ka te njejten sjelljeje,justifikimin kur skuadra nuk arrin rezultatin dhe ndersa atëhere mbante ulur në stol Pirlon,(edhe pse kur iku te Juventus e kerkoi ),apo Sedorf ,sot mban në stol Pulisiç,duke shkatrruar lojen e Milanit,kur Pulisiç dhe Rabiot kombinohen shume mire me njeri tjetrin dhe kur njeri mungon,çalon skuadra,sepse ndersa Rabiot shtyn perpara,ai qe eshte i gatshem ështe Pulisiç,se Leao eshte indiferent,varet si ka flejt.Ashtusikurse Salemmaeker i ndryshohet shpesh pozicion,kur krahu i djathte eshte më i duhuri dhe bën më mirë dhe me Pulisiç ,Rabiot dhe Modriç,e gjejne mire njeri tjetrin. Alegri e ka humbur sot busullen dhe nder te tjera,kerkon te bej eksperimente te tilla qe nuk i japin rezultat Milanit,per vet faktin se nuk po arrin te ndertoje nje filozofi loje siç duhet dhe ku baza duhet te jene lojtaret e mesiperm qe duhet te jene te pazevendesueshem,ndersa te tjeret nuk kane asnje peshe perveç portierit.Prandaj Tare nese ke ndermend te afrosh nje lojtar te tille si Dybala,Milani nuk ka nevojë,sepse Milanit i duhet një në krahun e majte ku Leao eshte i paqendrueshem,humbet,raste ,humbet topin,e krhen mbrapa dhe mbi te gjitha nuk lufton ne dyluftime dhe nuk kthehet. Dybala eshte lojtar individualist dhe nuk eshte ne stilin e lojes se Milanit.Gjithsesi,nese dorzon Riccin,Jasharin dhe ndonje lojtar rremujaxhi si Fofanà,ok merre Dybalën,por jo me e ndrru me Pulisiç,i cili eshte lojtar qe ka nuhatje dhe sikur te mos beje gola,se eshte luftarak,luan shpejt me topin,shtyn gjithone drejt portes,triblon,gjuan,jep asis,prandaj ai duhet mbajtur 90’ bile në fushë,sepse vetem nje moment dhe ai te godet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje