Jashtë planeve të Kombëtares prej dy vitesh, sulmuesi përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Angli

31 Gusht 2025, 12:04Sport TEMA
Jashtë planeve të Kombëtares prej dy vitesh, sulmuesi

Anis Mehmeti ka bërë mjaft mirë në Angli këtë javë. Sulmuesi shqiptar shënoi dhe asistoi, ndërsa Bristol Siti fitoi 4 me 2 përballë Hull Sitit.

Dhe Mehmeti ishte padyshim lojtari i ndeshjes, ndërsa Bristoli korri fitore në javën e katërt. Po ashtu në formacionin e javës të Championship, “Sofascore” e ka përfshirë edhe Mehmetin.

Nota 8.3 e vendos atë te një nga lojtarët që bëri më mirë. Ftesa për Mehmetin nga Kombëtarja mungon prej dy vitesh.

Të premten u zyrtarizuan emrat e përzgjedhur nga Silvinjo. Për Mehmetin nuk kishte vend, ndërsa trajneri u shpreh në konferencë se ky nuk është momenti për të rinj.

6 Komente

  1. S
    Silvinjo nuk bën më

    Silvinjo nuk e ka më entuziazmin e parë. Ndofta po synon të kapë ndonjë ekip tjetër.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Nuk është vetëm Silvinjo me faj. Keshtu funksionon Federata Shqipetare e Futbollit. Dhe Silvinjo ndjek rregullta e Dukës se ai i paguan rrogën.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zizu

        Edhe une bera dy gola ne ndeshjet me lagjen.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noar

          I plotëson kushtet per grumbullim ne kombetare nga nje trajner si Sylvinho.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arjan

          Anis Mehmeti eshtë lojtar i jashtëzakonshëm,eshtë krim që nuk luan për kombëtaren super lojtar

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cinxo

            Pse nuk e marrin ne Premier League ?

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje