“Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të

12 Janar 2025, 12:04Sport TEMA
“Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri

Java e 20-të e kampionatit “Kategoria Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme. Këtë javë triumfuan Vllaznia, Egnatia, AF Elbasani dhe Bylis, ndërsa vetëm një ndeshje u mbyll në barazim.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 20-të.

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Aron Jukaj i ekipit të Vllaznisë. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Alex Peralta (Bylis), Aurel Marku (Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Abdurraman Fangaj (Egnatia).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës janë: Mario Rabiu (Skënderbeu), Gjelbrim Taipi (Partizani), Arsen Kasa (AF Elbasani).

Në majën e sulmit qëndron këtë javë golashënuesi i “Abissnet Superiore”, Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa krahët përbëhen nga Arsen Lleshi (AF Elbasani) dhe Redi Kasa (Egnatia).

Trajneri i javës është përzgjedhur Nevil Dede.

1 Komente

  1. P
    Partizoni

    Mire qe e keni bastardu kampionatin por dhe gjoja formacionin me te mire e trukoni sic doni se te nxjerresh Taipin lojtare i javes vetem ju e beni !!!!!! Megjthse ai u mundua me shirt qe te barazonte Skenderbeu dhe ishte i gather te shenonte dhe vete ne porten e tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje