Partizani mbush “arkat”, shet sulmuesin kryesorë në Ukrainë

11 Janar 2025, 16:35Sport TEMA
Partizani mbush “arkat”, shet sulmuesin kryesorë në

Christian Mba nuk do të jetë më lojtar i Partizanit. Sulmuesi largohet nga “Demat” dhe do të vazhdojë karrierën në Ukrainë.

Mba është transferuar te skuadra e FC Metalist 1925 Kharkiv. Ekip ky që militon në ligën e 2 –të ukrainase. Nga ky transferim skuadra e Partizanit do të përfitojë 500 mijë euro.

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit.

Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë.

Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.

#Faleminderit #ChristianMba”, ka shkruar klubi.

1 Komente

  1. P
    Prisni edhe pak sa te vije 20 Janari.

    Amerika dhe Bota ndihmojne Ukar-inen me miliarda dollare dhe euro kunder pushtimit rus, keta "fukarenjete" me nje qeveri me te korruptuar ne Evrope blen lojtar per qejf per futboll zezake dhe djemte e vet i dergon ne front per t'u vrare etj etj.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje