Kategoria Superiore, s’ka fitues në duelet direkte të mbijetesës

15 Prill 2023, 19:58Sport TEMA

Kategoria Superiore, s’ka fitues në duelet direkte të

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të shtunë javën e 29-të.

Eshtë mbyllur pa gola sfida mes Erzenit dhe Kastriotit për javën e 29 të Abissnet Superiore.

Tv dyja ekipet i kanë bërë dëm njëra-tjetrës duke humbur pikë pasi ekipi nga Shijaku luan për një vend në Europë, ndërsa krutanët për mbijetesë.

Në ndeshjen e radhës, Erzeni luan në transfertë kundër Teutës, ndërsa Kastrioti pret Bylis.

Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh, Bylisi dhe Teuta barazuan 2-2 në një ndeshje të luftuar, me katër gola, raste, përmbysje dhe kartona. Përballja u hap në minutën e 21 nga Joalisson Santos, me vendasit që morën epërsinë.

Në minutën e 37 të ndeshjes, Lorenco Vila shënoi golin e barazimit, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Pjesa e dytë solli dy gola të tjerë. Kanë qenë sërish miqtë që me Lorenco Vilën përmbysën ndeshjen në minutën e 59, teksa në të 72 sërish Santos shënoi për 2-2. Goli i brazilianit me roveshatë është ndoshta më i bukuri i këtij sezoni në Superligë, me skuadrat që ndajnë kështu pikët.

Pas 29 ndeshjeve, Teuta me 35 pikë mban vendin e shtatë duke spostuar Kukësin në zonën play-off.

Djemtë e Martinit kanë tre ndeshje pa fitore. Nga ana tjetër, Bylis për ndeshjen e gjashtë nuk ia del të fitojë, duke mbetur në kuotën e 30 pikëve në vendin e parafundit

Lini një Përgjigje